Home / Sport / Kur gjyqtarët dhunojnë njëri-tjetrin

Kur gjyqtarët dhunojnë njëri-tjetrin

Një episod i rrallë dhe njëkohësisht i çuditshëm ka ndodhur në pushimin e një ndeshjeje futbolli në kategorinë e katërt meksikane.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Vila Devoto, një provincë në veri të kryeqytetit meksikan. Në pushim të ndeshjes së kategorisë së katërt midis ekipeve Lamadrid e Lujan, në tunelet e stadiumit ka plasur një sherr mes gjyqtarëve. Kryesori Antonio Amato dhe njëri prej asistentëve, Daniel Rebuskini nga njëra anë dhe Gaston Fernandez Landa nga ana tjetër, filluan të godasin njëri-tjetrin me grushte dhe sende të tjera.

Si pasojë e përleshjes, vijërojtësi Fernandez Landa ka mbetur i dëmtuar në pjesën e syrit të majtë dhe u transportua menjëherë në spital. Sipas futbollistëve të skuadrave, të pranishëm në momentin e grindjes, shkaku i grindjes kishte të bënte me çështje ekonomike dhe skandale ku gjyqtarët ishin të përfshirë. Gjithsesi, ndeshja (e cila përfundoi 2-1 në favor të vendasve) vijoi me pjesën e dytë me një anësor më pak në fushë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *