Home / Sport / Kurtishi shënoi het-trik kundër Lustenaus

Kurtishi shënoi het-trik kundër Lustenaus

Kurtishi ishte autor i tri golave për W. Neustadtin në fitoren si mysafirë me rezultat 3:1 ndaj Lustenau, në ndeshjen e velfshme të kupës së Austrisë në futboll.

Mensur Kurtishi një kohë të gjatë do të mbahet mend nga skuadra e Lestenaus, e cila ka përjetuar ferrin e tij. Kurtishi ishte qartë në lojë dhe me tri gola e tija të shënuara për W. Neustadtin shënuan fitore si mysafirë me rezultat 3:1 ndaj Lustenau, në ndeshjen e velfshme të kupës së Austrisë në futboll. Kurtishi me W. Neustadtin kualifikohen më tutje në garat e kupës. Kurtishi qysh në pjesën e parë të ndeshjes nisi bombardimin ndaj skuadrës së ligës së dytë austriake. Mensur Kurtishi në minutën e 24-të e nisi serinë e golave nga penalltia, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi 0:1. Kryetrimi i ndeshjes, Kurtishi, në minutën e 63-të shtoi epërsinë në 0:2. Kurtishi nuk u kënaq me kaq, por edhe njëherë tundi portën rivale pikërisht në minutën e 68-të, duke e ngritur epërsinë në 0:3. Në minutën e 73-të vendasit shënuan golin e nderit nëpërmjet futbollistit Froschl. Kurtishi trim i ndeshjes e çoi skuadrën W. Neustadtin në çerekfinale të kupës austriake.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *