Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi i votoi ndryshimet e Ligjit për akcizat

Kuvendi i votoi ndryshimet e Ligjit për akcizat

1 mars
Sipas modelit të ofruar për llogaritje, automjetet me vlerë fakture deri 3.000 euro janë tërësisht të liruara nga pagesa e akcizës. Për të gjitha automjetet me vlerë fakture deri 6.000 euro akciza është deri 90 euro. Pakësimi i akcizave sillet prej 50 deri 600 euro, varësisht nga vlera e automjetit, përderisa rritje ka për akcizat e rreth 10 për qind të automjeteve, të cilat bëjnë pjesë në kategorinë më luksoze.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të vazhdimit të mbledhejs së 95-të e votoi Propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për akcizat, me procedurë të shkurtuar dhe në lexim të parë.

Zëvendësministri i Financave, Nedim Ramizi sqaroi se Qeveria ka vendosur të propozojë që ndryshimet të votohen me procdurë të shkurtuar sepse për momentin ka probleme dhe pengesë në doganimin e automobilave të vjetër që importohen nga vendet e BE-së.

Me këto ndryshime të porpozuara nga Qeveria, ulet akciza për automjetet e vjetra dhe për 90 për qind nga të rejat, ndlrsa vendoset edhe model i ri për llogaritje të asaj të dhëne që bazohet në vlerën e automjetit, në vend të vllimit të deritanishëm të motorit.

Sipas modelit të ofruar për llogaritje, automjetet me vlerë fakture deri 3.000 euro janë tërësisht të liruara nga pagesa e akcizës. Për të gjitha automjetet me vlerë fakture deri 6.000 euro akciza është deri 90 euro. Pakësimi i akcizave sillet prej 50 deri 600 euro, varësisht nga vlera e automjetit, përderisa rritje ka për akcizat e rreth 10 për qind të automjeteve, të cilat bëjnë pjesë në kategorinë më luksoze.

Deputetët nuk e pranuan propozimin e koordinueses së grupit të deputetëve Cvetanka Ivanova që e para në rend dite të vendoset Interpelanca për punën e kryetzarit dhe anëtarit të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, Mirjana Dimovska, e cila është pika e 34-t.

Shmica nuk e votoi gjithashtu propozimin e LSDM-së me procedurë të shkurtuar të sillet propozimi i tyre i ri i ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.

Deputetët nuk e pranuan edhe propozimin e Flora kadriut, që Kuvendi të debatojë për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe të formohet komision anketor për vlerësim të zbatimit të deritanishëm të marrëveshjes.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *