Home / Sport / Kuzhe: Po ndërtoj një ekip të fortë

Kuzhe: Po ndërtoj një ekip të fortë

Trajneri i Shqipërisë: “Kundërshtari më i vështirë është Franca, por çdokush në grupin tonë mund të fitojë, me përjashtim të Luksemburgut”.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, gjatë një interviste për gazetën kroate “Nogometni Magazine”, bëri vlerësime pozitive në lidhje me nivelin në rritje të futbollit shqiptar. “Shqipëria po përgatit një lojë të fortë. Mbizotëron një klimë e jashtëzakonshme përsa i përket futbollit. Unë jam një trajner që krijoj klimë të mirë futbolli. Shpresoj se kjo klimë do të ndikojë që Shqipëria të bëjë diçka serioze në fazën kualifikuese, megjithëse nuk jemi nën presionin për të kapur vendin e parë apo të dytë” pohoi numri një i stolit kuqezi.

Më tej Kuzhe shtoi: “I kam thënë vetes se nëse ti mendon se je një trajner i mirë, duhet të bësh diçka. Të krijosh një ekip të fuqishëm nuk mjfaton vetëm të kesh marrëdhënie të mira me lojtarët, por të garantosh rezultate të mira”.

Në lidhje me fushatën të eliminatoreve për kampionatin Europian të vitit 2012, Josip Kuzhe theksoi: “Kundërshtari më i vështirë është Franca, e cila do të ndryshojë trajnerin pas Kupës së Botës. Por çdokush në grupin tonë mund të fitojë, me përjashtim të Luksemburgut”.

Shqipëria i nis eliminatoret e Kampionatit Europian 2012 me ndeshjen kundër Rumanisë në Bukuresht, për të vazhduar me Luksemburgun e më pas Bosnjën në Tiranë. Në grupin tonë bëjnë pjesë edhe Franca e Bjellorusia.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *