Home / Sport / Laporta: Mesi, më i miri në histori

Laporta: Mesi, më i miri në histori

Talenti argjentinas vazhdon të magjepsë botën me lojën dhe golat e tij. Rasti i fundit ishte në ndeshjen me Zaragozën, ku Mesi shënoi tre nga katër golat për Barcelonën.

Si gjithmonë, edhe kësaj here “Pleshti” ka marrë përgëzime nga presidenti i klubit katalanas, Johan Laporta. Numri një i Barçës as këtë radhë nuk i ka kursyer superlativat për “xhevahirin” amerikanolatin. “Ai është lojtari më i mirë në botë dhe më i miri në historinë e futbollit. Mes Krujfit dhe Maradonës, Mesi është më i madhi që Barcelona ka pasur”, u shpreh Laporta për “Canal+”.

Duke komentuar lojën e 22-vjeçarit në fitoren e fundit 4-2 në transfertë me Zaragozën, kreu i klubit spanjoll theksoi: “Ai luajti një ndeshje të madhe. Është një gjeni i futbollit, që jo vetëm shënon (11 gola në pesë ndeshjet e fundit g.s), por edhe ndihmon shokët e skuadrës, siç bëri me Ibrahimoviçin (ia la ta gjuajë penalltinë në fundin e takimit).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *