Home / Lajme / Maqedoni / Liderët partiakë nesër do të bisedojnë për ndryshimet kushtetuese

Liderët partiakë nesër do të bisedojnë për ndryshimet kushtetuese

10 mars-
Pjesëmarrjen në takimin e nesërm e ka konfirmuar edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Është e pasigurtë nëse do të vjen kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, i cili nuk mori pjesë në takimet e fundit të liderëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe lideri i VMRO-DMNE-së Nikolla Gruevski për nesër në orën 13:30 në klubin e deputetëve e konvokoi takimin e liderëve, në të cilin në tryezë do të vendoset propozimi për ndryshimet kushtetuese në pjesën e Këshillit gjyqësor (KGJ).

Nga partia qeveritare sot njoftuan se përveç rritjes së numrit të gjykatësve në KGJ që do të zgjedhen nga radha e gjykatësve, ministri i Drejtësisë të mos jetë anëtar i këshillit, do të propozojnë edhe zvogëlimin e mandatit të anëtarëve të KGJ-së, që tash është gjashtë vjet, si dhe për përforcimin e kritereve për zgjedhjen e gjykatësve.

VMRO-DPMNE-ja është e gatshme të bisedojë për çdo propozim që do të vjen nga një burim serioz dhe relavant, por tash ata do të dëshironin të jetë i kahëzuar drejt këtyre propozimeve. Konsultime të vazhdueshme ka edhe me partnerin e koalicionit BDI-në, por edhe me partitë e tjera nga koalicioni.

Që të votohen këto ndryshime nevojitet shumica prej dy të tretave dhe shumica e Badenterit. “Shpresojmë se të gjitha partitë politike me përgjegjësi do të vendosen ndaj këtij prioriteti”, theksojnë nga partia qeveritare.

Si fakt shtesë për pranimin e këtyre ndryshimeve theksohen edhe vërejtjet e parashtruara nga bashkësia ndërkombëtare, të cilat kanë të bëjnë me gjyqësinë.

Lidei i partisë më të madhe opozitare, LSDM-së, Branko Cërvenkovski, i cili konfirmoi se do të shkojë në takimin e nesërm të liderëve, paralajmëroi se çfarëdo hapje e Kushtetutës dhe ndryshimet e saj paraqesin rrezik për hapje të “Kutisë së Pandorës”.

“Rrezik është që nga anë të ndryshme të vijnë iniciativa të ndryshme, propozime për ndryshime të pjesëve tjera të Kushtetutës dhe për këtë pa përgatitje të mirë dhe serioze nuk duhet të shpejtohet me iniciativa të këtilla”, deklaroi Cërvenkovski pas vizitës së sotme në Peshtani.

Ai theksoi se “LSDM-ja si parti e përgjegjshme politike nuk ka për qëllim me propozime të saj të reja ta rrisë kaosin dhe konfuzionin që sundon në skenën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë”.

Demokracia e Re veçmë paralajmëroi se ka propozime edhe për ndryshime të tjera dhe se do t’i kumtojë kryetari i tyre, Imer Selmani në takimin e liderëve.

Pjesëmarrjen në takimin e nesërm e ka konfirmuar edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Është e pasigurtë nëse do të vjen kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, i cili nuk mori pjesë në takimet e fundit të liderëve

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *