Home / Sport / LIGA E DYTË SJELL DERBIN NË TETOVË-SHKËNDIJA PRET BREGALLNICËN

LIGA E DYTË SJELL DERBIN NË TETOVË-SHKËNDIJA PRET BREGALLNICËN

Të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë do të zhvillohet derbi i Ligës së Dytë, ku lideri i tabelës Shkëndija pret ekipin e dytë në renditje Bregallnicën e Shtipit. Tetovarët paralajmërojnë fitore të sigurtë, por për dallim nga ndeshjet tjera tani shpresojnë që me lojë të mirë të kënaqin publikun që do të jetë i pranishëm në shkallët e stadiumit.

Tetovë, 26 mars – Shkëndija-Bregallnica është takimi nga i cili është drejtuar i gjithë interesimi i opinionit fudboll dashës në Maqedoni. Shkëndija është lider i tabelës dhe me cdo kusht synon të rrikthehet në Ligën e Parë, ndërsa një gjë të njëjtë kërkon edhe Bregallnica e cila radhitet e dyta, me dy pikë më pak se lideri. Mirëpo tani ka ardhur koha të zgjidhen shumë dilemma, pasi “kuq e zinjtë” kërkojnë të shkëputen në pikë para skuadrës nga Shtipi.
“Sigurisht që mendojmë për sukses me të cilin do të rritnim diferencën në 5 pikë para Bregallnicës. Para së gjithash unë shpresoj të jetë një lojë e bukur që do të kënaqte shijen e adhuruesve tanë. Ne në cdo takim mendojmë për fitore dhe kështu do të jetë edhe kundër Bregallnicës”,- u shpreh trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani, i cili më në fund shpreson që sulmuesit të jenë në nivel dhe të shënojnë gola, pasi deri tani në pranverë Shkëndija ka vetëm një golashënues edhe atë mbrojtësi Nenad Jovanoviq. “Mendoj se sulmuesit më në fund do të jenë në element dhe do të kryejnë punën e tyre, sic e kanë bërë në stinorin vjeshtor. Dua të theksoj se nuk është se ne s’kemi patur raste për të shënuar në ndeshjet e kaluara. Përkundrazi ne kemi patur shumë raste, por fatkeqësisht realizimi nuk ka qenë në nivel. Por sic theksova më herët pres që kjo ndeshje të jetë një pikë kthyese për sulmuesit dhe në vazhdim do të jenë në nivelin e tyre”-tha “Qato”. Ky takim ka zgjuar interes të madh në rajonin e Tetovës dhe pritet që takimi të ndiqet nga numër i madh i shikuesëve. Ka paralajmërime se të pranishëm do të jenë edhe numër i madh i mysafirëve ndërsa nga Shtipi do të udhëtojë kryetari i komunës dhe ndoshta edhe një numër i konsiderushëm i fansave të Bregallnicës. Është interesant fakti se para disa viteve pikërisht Shkëndija dhe Bregallnica luftonin për kreun e tabelës në Ligën e Dytë dhe në fund të dyja së bashku u inkuadruan në Ligën e Parë. Aso kohe trajneri i tanishëm i Shkëndijës, Qatip Osmani ishte në mbyllje të karrierës si futbollist aktiv dhe shumë mirë kujton ato kohë. “ Është e vërtetë që u asokohe u inkuadruam bashkë në Ligën e Parë, mirëpo neve tani nuk na intereson për skuadrat tjera. Për më shumë mendoj se nuk është vetëm Bregallnica konkurent për Ligën e Parë. Aty është Skopje dhe Napredoku të cilat posedojnë kualitet. Si do që të jetë neve na interesojnë vetëm rezultatet tona dhe me të gjitha forcat do të tentojmë të rruajmë pozitën e parë. Një gjë e tillë mund të realizohet nëse në cdo takim fitojmë dhe në këtë drejtim ne duhet të mposhtim Bregallnicën, për cka unë aspak nuk dyshoj.” –përfundoi numri një i pankinës “kuq e zi”, Qatip Osmani.
Shkëndija në përballjen me Bregallnicën do të jetë e kopletuar, pasi i gatshëm për lojë është mbrojtësi Ardian Cuculi, i cili kishte një ndërhyrje të vogël kirurgjike. Ai luajti në minutat e fundit në futoren 1:0 kundër Cementarnicës të martën, ndërsa tani pritet të jetë njëri prej shtyllave mbrojtëse në repartin defanziv të Shkëndijës.
Takimi Shkëndija-Bregallnica do të zhvillohet të shtunën në stadiumin e Qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00.

Në ndeshjet tjera takimi interesant do të zhvillohet në Strumicë, ku Bellasica pret Napredokun, ndërsa në Miravci skuadra vendase takohet me Skopjen. Drita në Bogovinë takohet me Cementarnicën, ndërsa Ohri pret Lokomotivën. Në Kërcovë do të zhvillohet dueli mes skuadrave shqiptare ku Vëllazërimi mirëpret Vllaznimin e Strugës.

Dyshet e javës së 18-të:
Shkëndija-Bregallnica,
Drita-Cementarnica,
Miravci-Skopje,
Vllazërimi-Vllaznimi Trim Lum,
Ohri 2004-Lokomotiva,
Bellascia-Napredoku dhe
Novaci 2005-11 Oktomvri.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *