Home / Sport / Liga e kampionëve, në pritje të çerekfinalistëve të parë

Liga e kampionëve, në pritje të çerekfinalistëve të parë

Të martën dhe të mërkurën zhvillohen katër ndeshje të kthimit të tetës së finales së Ligës së kampionëve.

Priten duelë interesante pasi në takimet e para asnjëra nga ekipet nuk ka arritur ndonjë përparësi bindëse.

Megjithatë në situatën më të volitshme është skuadra e Mançester Junajtedit pasi fitoren minimale ndaj Milanit prej 3:2 e ka arritur në “San Siro”, prandaj vështirë që “Djajtë e kuq” do të lejojnë skuadrën italiane në “Old Traford” që të komoensoi humbjen në shtëpi, ndërsa për plasman në çerekfinale ju nevojitet fitorja me dy gola dallim.

Fiorentina e motivuar tej mase e pret ndeshjen me Bajernin me shpresë që t’I revanshohet p[ër humbjen e pa merituar në Munih (1:2). Mirëpo bazuar në formën aktuale të skuadrës ngjyrë vjollcë më afër suksesit janë futbollistët bavarezë.

Reali në Madrid do të ndjek fitoren prej dy golave ndaj Lionit të papërshtatshëm (0:1), derisa Arsenali në Londër i konvenon edhe fitorja minimale prej 1:0 për të kaluar në çerekfinale.

E martë me 9 mars

20:45 Arsenal – Porto (ndeshja e parë 1:2)
20:45 Fiorentina – Bajern (1:2)

E mërkurë 10 mars

20:45 Mançester Junajted – Milan (3:2)
20:45 Real Madrid – Olimpik Lion (0:1)

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *