Home / Sport / Liga e kampionëve, zhvillohen takimet e para çerekfinale

Liga e kampionëve, zhvillohen takimet e para çerekfinale

Të martën dhe të mërkuren zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së kampionëve.

Derbi i këtij rethi është vlerësuar ndeshjet ndërmjet Bajernit dhe Mançester Junajtedit kampion të shumëfishtë të kontinentit të vjetër.
Bazuar në formën aktuale, kampioni anglez është favorit dhe nuk do të ishte befasi nëse që në takimin e parë në Munih të siguroi rezultat të favorshëm që i qetë të pret ndeshjen e kthimit në “Old Trafford”.
Mjaftë tërheqëse pritet të jetë edhe sfida e skuadrave franceze Lion – Bordo.
Të dy ekipet po dëshmohen me rezultate të mira ndërsa për Bordon mund të thuhet se është befasia e pjesës së deritashme të Ligës së kampionëve.
Mirëpo edhe Lioni bazohet në përvojën e këtyre garave kurse këtë e dëshmpoi rundin e kaluar kur mënjanoi Realin.
Të mërkurën zhviollohen takimet Arsenal – Barcelona dhe Inter – CSKA Moska.

Liga e kampionëve – ndeshjet e para çerekfinale

E martë, 30 mars

20.45h Olimpik Lion – Bordo
20:45h Bajern – Mançester Junajted

E mërkurë, 31 mars

20:45h Arsenal – Barcelona
20:45h Inter – CSKA Moska

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *