Home / Sport / Liga Evropa, zhvillohen ndeshjet e kthimit

Liga Evropa, zhvillohen ndeshjet e kthimit

Të tetë ndeshjet e kthimit të tetës së finales në Ligën Evropa do të zhvillohen të enjten mbrëma në dy terminë.

Bazuar në rezultatet e takimeve të para pritet që plasmanin në çerekfinale ta sigurojnë Standardi, i cili në Liezh e pret Panathinaikosin me dy gola përparësi (3:1) nga ndeshja e parë, derisa dy gola epërsi arritën edhe Juventusi kundër Fullhamit (3:1) dhe Hamburgu ndaj Anderlehtit (3:1), por si nikoqir.

Liverpuli në “Anfield” e pret ekipin francez Lil, i cili u tregua i papërshtatshëm në ndeshjen e parë kur arriti ta fitojë sfidën me rezultat 1:0, kështu që anglezët nuk do ta kenë lehtë të kalojnë në çerekfinale.

Me interesim priten edhe katër sfidat tjera sidomos për faktin se nuk pati fitues në ndeshjet e para.

Marseji është nikoqir i Benfikës (1:1), Volfsburgu e pret Rubin Kazanin e Rusisë (1:1), Verderi në Bremen është nikoqir i Valencisë (1:1) derisa në Lisbon takohen Sportingu – Atletiko Madridi.

Në ndeshjen e parë në “Visente Kalderon” nuk pati gola, përkundër faktit se portugezët e mbyllën takimin me nëntë futbollistë.

Liga Evropa – ndeshjet e kthimit të tetës së finales

E enjte, 18 mars

19.00 Olimpik Marsej – Benfika (ndeshja e parë 1:1)
19.00 Standard – Panathinaikos (3:1)
19.00 Fulham – Juventus (1:3)
19.00 Verder – Valencia (1:1)
21.05 Anderleht – Hambur (1:3)
21.05 Volfsburg – Rubin (1:1)
21.05 Sporting L. – Atletiko M. (0:0)
21.05 Liverpul – Lil (0:1)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *