Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Dimovska po e stimulon korrupsionin

LSDM: Dimovska po e stimulon korrupsionin

8 mars
“E dëmtojmë imazhin dhe besimin e parlamentit, pasi sot do të debatohet për gjithçka e jo për Mirjana Dimovskën. Nuk u tha asgjë konkrete se çfarë ka bërë Mirjana Dimovska si bartëse e funksionit publik, si një nga bartësit e funksioneve në këtë komision”, u shpreh Blagorodna Duliq, deputete e VMRO-DPMNE-së.
“Organ kolegjial qenka? A i dini se si quhen anëtarët e tjerë të komisionit. As emrat nuk ua dini”, tha Igor Ivanovski, deputet i LSDM-së.

Kryetarja e Komisionit shtetëror për anti-korrupsion Mirjana Dimovska, në vend që të luftojë krimin dhe korrupsionin, po e stimulon dhe legalizon atë, veçanërisht ndaj korrupsionit të anëtarëve të kabinetit qeveritar. Akuzat u lëshuan nga LSDM-ja e cila pati ngritur edhe interpelancën ndaj Dimovskës. Sipas partisë së Cërvenkovskit, Dimovska paraqet shembull për konflikt interesash për shkak të funksioneve publike që mban njëkohësisht. Akuzat janë hedhur poshtë nga Dimovska.
“Shihet qarët se ju, e vetëdijshme dhe në mënyrë serioze mbroni krimet e Nikolla Gruevskit dhe funksionarëve të tij. Ju nuk ndaleni vetëm në pastrimin dhe legalizimin e krimit dhe korrupsionit, si duket ju shpërblejnë mirë pasi keni pozicione të dukshme në RTVM, keni funksion si ndërmjetësuese, funksionin si kryetare e komisionit për anti korrupsion dhe pastaj, ne presim që ju të shkatërroni krimin, korrupsionin dhe konfliktin e interesave. Po ai qëndron tek ju, nëse dikush është shembull, aksiomë për konflikt interesash, ajo jeni ju”, theksoi Igor Ivanovski, deputet i LSDM-së.
‘Thëniet personale për të cilat duhet të përgjigjem, janë të pabaza. Ligji është i pastër, faktet janë të pastra. Janë të pabaza akuzat për konflikt të interesave dhe të konstatimit për rizgjedhjen time në mënyrë të fshehur”, u përgjigj Mirjana Dimovska, kryetare e Komisionit shtetëror për antikorrupsion.

Për VMRO DPMNE-në, komisioni anti-korrupsion është organ kolegjial dhe nuk duhet akuzuar vetëm një person. Me këtë interpelancë sipas partisë së Gruevskit, LSDM synon të vërë nën akuzë qeverinë dhe jo Dimovskën.

“E dëmtojmë imazhin dhe besimin e parlamentit, pasi sot do të debatohet për gjithçka e jo për Mirjana Dimovskën. Nuk u tha asgjë konkrete se çfarë ka bërë Mirjana Dimovska si bartëse e funksionit publik, si një nga bartësit e funksioneve në këtë komision”, u shpreh Blagorodna Duliq, deputete e VMRO-DPMNE-së.
“Organ kolegjial qenka? A i dini se si quhen anëtarët e tjerë të komisionit. As emrat nuk ua dini”, tha Igor Ivanovski, deputet i LSDM-së.

Në ditën e 8 marsit, Dimovska sot nuk mori dhuratë, përveç një sërë akuzash. Të gjitha deputeteve në Kuvend, u ishte vendosur nga një lule në bankën e tyre, si dhuratë nga Parlamenti.Alsat-m

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *