Home / Lajme / Rajon / Lugina… ka plotësuar kushtin për formimin e Këshillit Nacional

Lugina… ka plotësuar kushtin për formimin e Këshillit Nacional

15 mars-
Votuesit shqiptarë me nënshkrimin e 27. 208 kërkesave për listën e veçantë të votuesve mundësuan që më 6 qershor të jenë pjesë e zgjedhjeve të drejtpërdrejta për formimin e Këshillin Nacional, i cili sipas Halimit, do të hapë një fazë të re të angazhimit të banorëve të kësaj ane për realizimin e të drejtave të tyre kolektive.

Deputeti popullor i Luginës së Preshevës, Riza Halimi, njëherësh dhe lider politik i PVD-së, të hënën, gjatë një konference shtypi bëri të ditur se shqiptarët e Luginës kanë plotësuar kushtin për formimin e Këshillit Nacional, në bazë të zgjedhjeve direkte.

Këtë lajm ditë më parë e ka konfirmuar edhe Ministria për Pakicat dhe të Drejtat e Njeriut të Qeverisë së Serbisë.

Votuesit shqiptarë me nënshkrimin e 27. 208 kërkesave për listën e veçantë të votuesve mundësuan që më 6 qershor të jenë pjesë e zgjedhjeve të drejtpërdrejta për formimin e Këshillin Nacional, i cili sipas Halimit, do të hapë një fazë të re të angazhimit të banorëve të kësaj ane për realizimin e të drejtave të tyre kolektive.

Halimi, gjatë konferencës për shtyp, ka ftuar edhe subjektet politike shqiptare të Luginës, që kanë bojkotuar zgjedhjet e drejtpërdrejta për formimin e Këshillit Nacional, t`i bashkëngjiten kësaj forme votimi, meqë një mundësi e tillë ekziston akoma.

“Tash kur janë siguruar zgjedhjet e drejtpërdrejta për përbërjen e Këshillit Nacional, është mundësuar që në afat plotësues, deri më 21 maj, të zgjerohet dhe të kompletohet lista e veçantë e votuesve shqiptarë, me qëllim të pjesëmarrjes sa më masive në zgjedhjen e 29 anëtarëve të këtij këshillit”, theksoi Halimi, duke shtuar se “formimi i këtij këshilli do të mundësojë realizimin e autonomisë politike dhe kulturore për shqiptarët e Luginës. /Koha/

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *