Home / Sport / Man. Utd, Rooney rrezikon Chelsea-n

Man. Utd, Rooney rrezikon Chelsea-n

Dukej se ndeshja e “Allianz Arena” u mbyll ende që pa nisur sepse Manchester United shënoi që në minutën e parë, por skuadra angleze tashmë duhet të bëjë llogaritë me dy humbje të mëdha.

Përvec disfatës në fushe, “Djajtë e kuq” rrezikojnë të mos kenë në dispozicion as sulmuesin Wayne Rooney në ndeshjen vendimtare të Premier League kundër Chelsea që me shumë mundësi do caktojë fatet e sezonit. Sulmuesi është dëmtuar në takimin e djeshëm dhe ka dalë nga dhomat e zhveshjes me paterica.

“Duhet të presim për të marrë vesh shkallën e dëmtimit. Të shpresojmë që të mos jetë dicka e rëndë” deklaroi trajneri Ferguson. Më tej ai bëri edhe një analizë të ndeshjes. “Ata e mbajtën topin më shumë se ne dhe duhet të them se Bayern luajti më mirë se ne. Duhej ta kishim mbrojtur më mirë avantazhin dhe të ngadalësonim ritmin. Goli i dytë i tyre mund të evitohej. Në kthim pres një ndeshje tjetër por goli i shënuar në transfertë është shumë i vlefshëm”, thekson skocezi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *