Home / Sport / Manchester Unitedi në çerekfinale, turpërohet Reali

Manchester Unitedi në çerekfinale, turpërohet Reali

Mançesteri dhe Lioni janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve europian në futboll, pasi eliminun Milanin dhe Real Madridin. Mançesteri demoli 4-0 Milanin, ndërsa Lioni turpëroi yjet e Realit duke luajtur baraz 1-1.

Futbollistët e Manchester Unitedit kualifikohen në çerekfinale të Champions League në futboll, pasi në ndeshjen e kthimit të tetës së finales e shkatërruan me lojë dhe rezultat 4:0 Milanin. Edhe ndeshjen e parë e kishte fituar skuadra e Manchester Unitedi 3:2 në San Siro si edhe në ndeshjen e kthimit e demoloi skuadrën milaneze. Edhe këtë herë sikurse në Milan, Rooney ishte fantastik me lojë, duke shkëlqye me dy gola. Në minutën e 13-të të takimit, Rooney realizoi gol për rezultatin 1:0, duke i bërë me dije Milanit se nuk ka çka të kërkon. Në vazhdim të ndeshjes u dëshmua lojë e mirë, por Milani pa sukses që të barazoi deri në sekondat e fundit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 46-të të ndeshjes, Rooney sërish në listën e shënuesve dhe ngriti epërsinë në 2:0. Pas 13 minutave lojë, futbollisti Park fiku të gjitha shpresat e Milanit për rezultat të favorshëm, duke e shtuar atë në 3:0. Pas këtij golit filloi festa në stadiumin e Manchester Unitedit, ndërsa te Milani vërehej zhgënjimi. Edhe njëherë Ferguson u dëshmua me strategji të lojës shumë më të fortë sesa Leonardo i Milanit. Fletcher shënoi për 4:0 në minutën e 87-të. Manchester Unitedi në çerekfinale, ndërsa Milani eliminohet nga Champions League. Nga ana tjetër, Real Madridi është turpërua me eliminim nga Champions Leagua. Një Real që kishte investuar më së shumti dhe që kishte blerë yje të futbolit si Ronaldon dhe Kakan, të cilat janë të kota. Reali luajti baras 1:1 me Lyonin nga Franca dhe humbja e ndeshjes së parë me 1:0 në Lyon, e ka eliminura Realin nga kjo garë. Reali e nisi mbarë me golin e futbollistit Criatiano Ronaldo pikërisht në minutën e 6-të. Kjo epërsi 1:0 zgjati deri në minutën e 75-të, kur Pjaniq papritur barazoi shifrat 1:1, duke shfrytëzuar një huti të mbrojtjes së mbretërve. Reali eliminohet në mënyrën më të turpshme nga kjo garë, pasi nga njohësit e këtij sporti ishte llogaritur favoritë, ndërsa Lyoni feston këtë kualifikim mbase historik, për faktin se eliminuan njërin prej skuadrave më të forta në botë. Në çerekfinale deri më tash janë kualifikuar: Arsenal, Bayern, Manchester Unitedi e Lyoni.

Rezultatet

Manchester Unitedi – Milani 4:0 (3:2)

Real-Lyon 1:1 (0:1)

Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *