Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia mbjell drunj me fqinjët

Maqedonia mbjell drunj me fqinjët

30 mars-
Ky aksion tanimë merr përmasa regjionale normalisht edhe globale veçanarisht kur kemi parasysh akcionin e madh global kundër ndryshimeve klimatike kundër ngrohjes globale , vecanërisht pas marrëveshjes së Kopenhagës në dhjetorin e vitit të kaluar në të cilin tanimë e tërë bota merr masa dhe realizon projekte të ndryshme për të parandaluar ngrohjen e mët5utjeshme dhe për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike” deklaroi ministri Jakupi.

Urim Hasipi
Nën slloganin “Rritemi së bashku” sot në 100 lokacione nëpër Maqedoni janë mbjellur 7,5 milionë fidane në kuadër të aksionit të pestë “Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde!”.

Me këtë rast në rajonin e Tetovës. Ministri i mjedisit Jetësor dhe planifikimit Hapësinor, Nexhati Jakupi ka mbjellur fidane në lokalitetin Leshnicë dhe në lokalitetin Rasadishtë.

Poashtu së bashku me ministrin kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të ndërmarrjes Pyjet e Maqedonisë.

“Sot siç e dini për të satën herë qeveria ndërmerr realizimin e projektit dita e drurrit në të cilin pritet të mbjellen afërsisht 7 milion fidane në teritorin e tërë republikës.

Ky aksion tanimë merr përmasa regjionale normalisht edhe globale veçanarisht kur kemi parasysh akcionin e madh global kundër ndryshimeve klimatike kundër ngrohjes globale , vecanërisht pas marrëveshjes së Kopenhagës në dhjetorin e vitit të kaluar në të cilin tanimë e tërë bota merr masa dhe realizon projekte të ndryshme për të parandaluar ngrohjen e mët5utjeshme dhe për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike” deklaroi ministri Jakupi.

Në aksion kanë marrë pjesë nxënës të shkollave të mesme të Tetovës.

Në këtë aksion janë mbjellur gjithsej 14 mijë fidane, ndërsa aksioni është realizuar në bashkëpunim mes komunës së Tetovës, Shoqatës “Dita e drurit” dhe komunave të Tearcës, Vratnicës dhe Bogovinës. Fidanet janë mbjellur në tokën shtetërore ndër fshatin Gajre.

Në këtë ditë janë kyçur edhe punëtorë të Njësitit Territorial Kundër Zjarrit, të cilët mbikëqyrën mbjelljen e fidaneve dhe do të kujdesen për sigurinë e pjesëmarrësve, punëtorë të NPK “Tetova”-Tetovë dhe stafi i komunës së Tetovës. Ministri Jakupi theksoi se tani më suksesi I këtij aksioni është I pashmangshëm në krahasim me vitet e kaluara dhe me aksionet e mëparshme.

Në kuadër të aksionit të pestë “Dita e drurit – mbille të ardhmen tënde” sot po mbillen drunj edhe në rajonet kufitare me vendet fqinje.

Fidane dekorative, gjethrënëse dhe të gjelbra në hapësirën ndërkufitare, bashkarisht do të mbjellin pjesëtarët e policive kufitare dhe drejtorive të doganave nga Maqedonia dhe shtetet fqinje.

Fidane do të mbjellen në katër vendkalimet kufitare me Shqipërinë – Bllatë, Qafë thanë, Shën Naum dhe Stenjë, në rajonet kufitare Pelince dhe Tabanoc me Serbinë dhe në Bllacë me Kosovën.

Drunj do të mbillen edhe në vendkalimet kufitare Deve Bair, Novo Sellë dhe Dellçevë me Bullgarinë, si dhe me Greqinë fqinje, në Bogorodicë, Mexhitli dhe Dojran i Vogël.

Për shkak të lëvizjes më të shpejtë të udhëtarëve dhe automjeteve, po kryhet regjim i posaçëm gjatë kalimit të vendkalimeve kufitare.

Kryetarët e komunave Novo Sellë, Vasilevë, Bosilovë dhe Berovë do të shkojnë në komunën Strumjani në Bullgari, dhe me kryetarin e atjeshëm të komunës do të mbjellin rreth 50 fidane, e më pas do të kthehen dhe do të mbjellin drunj edhe në territorin e Maqedonisë.

Në Bllagojevgrad dhe Qustendil, ndërkaq drunj do të mbjellin kryetari i komunës së Kriva Pallankës me kolegët e tij nga ato qytete bullgare, ndërsa kontribut të përbashkët në aksion do të japin edhe në teritorin e Maqedonisë.

Bashkarisht, në rajonin kufitar të Maqedonisë dhe të Shqipërisë, drunj do të mbjellin kryetarët e komunave të Resnjës dhe të Pustecit, Prespës së Vogël.

Kryetarët e komunave të Dibrës dhe të Mavrovë-Rostushës, ndërkaq, do të shkojnë në peshkopi, ku do të mbjellin drunj me kryetarin e atjeshëm të komunës.

Së bashku me përfaqësues kosovarë, drunj do të mbjellen edhe në Bllacë.

Në slloganin “Rritemi së bashku” në 100 lokacione në Maqedoni sot duhet të mbillen 7,5 milionl fidane

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *