Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia në vendin e 51-të në zhvillimin e shoqërisë informatike prej 158 shteteve

Maqedonia në vendin e 51-të në zhvillimin e shoqërisë informatike prej 158 shteteve

25 mars
Ai pret që raporti i ITU-së për vitin 2009 të jetë me rezultate edhe më të mira, sepse në vitin 2009 janë realizuar më shumë projekte, me ç’rast përdorimi i kompjuterit ishte 51 për qind, ndërsa internetin në amvisëritë mbi 41 për qind.

Maqedonia shënon përparim prej 12 vende në listën e Unionit Internacional telekomunikues (ITU) për zhvillim të shoqërisë informatike. Në raportin e tij “Matja e shoqërisë informatike” për periudhën 2007 dhe 2008, është radhitur në vendin e 51-të, prej gjithsej 159 shteteve. Vlerësimi i përgjithshëm për Maqedoninë prej 3.40 në vitin 2007 është përmirësuar në 4.32 në vitin 2008.

Tëdhënat sot i publikoi në konferencë shtypi ministri i Shoqërisë Informatike Ivo Ivanovski, duke vlerësuar se bëhet fjalë për përparim të madh të Maqedonisë në zhvillimin e shoqërisë infrmatike, të verifikuar nga institucioni më kredibil ndërkombëtar.

Shteti i Maqedonisë ka përparim më të madh prej të gjitha vendeve të vlerësuara me zhvendosje për 17 vende, gjegjësisht prej vendit të 67-të në vendin e 50-të, në kapitullin në të cilin vlerësohet penetracioni i linjave telefonike fikse dhe celulare, nga qarku ndërkombëtar për shfrytëzues dhe përqindja e amvisërive me kompjuterë dhe me qasje interneti. Përmirësimi për tetë vende, prej vendit të 57-të në vendin e 49-të, Maqedonia shënon në penetracionin e internet shfrytëzuesve dhe të internetit fiks dhe me shtrirje të gjërë.

Nga vendet në rajon para Maqedonisë janë Kroacia, Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi, por përparimi i tyre, theksoi Ivanovski, është shumë më i vogël, gjegjësisht për dallim nga ne Mali i Zi shënon zhvendosje për tre vende, Bullgaria është në të njejtin nivel, ndërsa Kroacia dhe Greqia për nga një vend. Më poshtë në listë nga Maqedonia janë ranguar Bosnja, Turqia, Serbia dhe Shqipëria.

Sipas ministrit Ivanovski, në pjesën e raportit të ITU-së për përparimin e Maqedonisë, kujdes i veçantë i është kushtuar përmirësimit të IKT infrastrukturës, projektet e-qeveri, e-arsim, fuqia punëtore. “Përpjekjet e investuara në IKT infrastrukturën dhe qasjen rezultojnë me përparim të rëndësishëm, ndërsa posaçërisht të impresive janë përmirësimet në sferën e internetit me shtrirje të gjërë në vend”, tha ministri Shoqërisë Informatike.

Ai pret që raporti i ITU-së për vitin 2009 të jetë me rezultate edhe më të mira, sepse në vitin 2009 janë realizuar më shumë projekte, me ç’rast përdorimi i kompjuterit ishte 51 për qind, ndërsa internetin në amvisëritë mbi 41 për qind.

“Me investimet që i bëjmë në sferën e IKT-së, me vazhdim të liberalizimit të tregut telekomunikues, instalimi i internet kiosqeve në mjediset rurale, me vendosjen e numrit më të madh të përparojë me zhvillimin e shoqërisë informatike”, theksoi Ivanovski.

Raporti i ITU-së i potencoi trendet kyçe në nivel të përgjithshëm, lokal dhe kombëtar, i paraqet vendet të cilat kanë rezultatet më të mira në zhvillimin e shoqërisë informatike dhe i identifikon bartësit e ndryshimeve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *