Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia nuk mundet të ekzistojë si shtet monoetnik

Maqedonia nuk mundet të ekzistojë si shtet monoetnik

4 mars
Analisti politik, Naser Zyberi tha se ka tendenca që Maqedonia tash dhe në të ardhmen të zhvillohet si shtet monoetnik, në kundërshtim me realitetin multientik. “Dikush dëshiron që Maqedonia të jetë shtet i një populli, me një gjuhë.

Tribunat me intelektualë e politikanë shqiptarë janë shndërruar në arenë për të drejtuar akuza në drejtim të pushtetit aktual të dominuar nga VMRO-DPMNE. Tribuna e radhës me temën “Gjuhët në funksion të mirëkuptimit të popujve apo si mjet për nxitjen e konflikteve” e organizuar nga komuna e Çairit nxori në sipërfaqe akuzat e hapura ndaj projekteve qeveritare të udhëhequra nga kryeministri Nikolla Gruevski. Akademiku Ali Aliu ka theksuar se politika dhe politikanët e plogësht shqiptarë në institucione po tregojnë se janë të paaftë për t`iu kundërpërgjigjur politikave aktuale që më në fund pasuan me projektin “Shkupi 2014”. “Akademiku ka shtuar se vendimet e fundit të qeveritare provokojnë rëndë shqiptarët në Maqedoni.

Sipas tij, vendimi për mësimin e maqedonishtes nga klasa e parë, projekti “Shkupi 2014”, enciklopedia dhe projektet tjera qeveritare, janë provokime të hapura ndaj shqiptarëve dhe se qëllimin e tyre e dinë vetëm ata që po i nxisin këto provokime.

Analisti politik, Naser Zyberi tha se ka tendenca që Maqedonia tash dhe në të ardhmen të zhvillohet si shtet monoetnik, në kundërshtim me realitetin multientik. “Dikush dëshiron që Maqedonia të jetë shtet i një populli, me një gjuhë. Kështu Maqedonia nuk mundet të ekzistojë. Kështu shteti zhvillohet në vitet e 90-ta, por të gjithë e dimë se përfundoi kjo, me konfliktin e vitit 2001”, theksoi Zyberi. Ndërkaq, deputeti i BDI-së, Safet Neziri tha se ekzistojnë disa tentativa për ti paraqitur shqiptarët si faktorë destabiliteti në Maqedoni.

“Ka tendenca që shqiptarët në Maqedoni të paraqiten si faktor destabilizues në shtet, të paraqiten ata si qytetarë që janë kundër bashkëjetesës, që nuk i respektojnë ligjet dhe sistemin politiko-shoqëror”, theksoi Neziri. Edhe pjesëmarrësit tjerë në këtë tribunë kanë shprehur shqetësimin se projektet e fundit qeveritare mund të dëmtojnë rëndë marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *