Home / Sport / Maradona apo Mesi? Guardiola zgjedh të parin

Maradona apo Mesi? Guardiola zgjedh të parin

Sipas trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola, “xhevahiri” që ai stërvit, Leo Mesi, është ende i ri dhe mund të arrijë nivelin e Maradonës.

“Për brezin tim Maradona është më i madhi që kemi parë ndonjëherë dhe nuk besoj se kjo ndryshon. Por mendoj se Mesi është ende shumë i ri dhe nuk i mungon asgjë që të arrijë të bëhet si Diego. Duhet ta lëmë të ecë në karrierën e tij, të ketë vazhdimësi për të mirën e futbollit”, u shpreh numri një i stolit katalanas.

Për Guardiolën, një krahasim më i saktë mund të bëhet vetëm pasi 22-vjeçari të ketë varur këpucët në gozhdë: “Një krahasim më objektiv mes Leos dhe katër më të mëdhenjve, Alfredo Di Stefanos, Peles, Johan Krujfit dhe Maradonës mund të bëhet vetëm kur ai të ketë lënë futbollin”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *