Home / Lajme / Maqedoni / Marrëveshje për kampus energjetik në UEJL

Marrëveshje për kampus energjetik në UEJL

17 mars
”Ne poashtu bëjmë realizimin e obligimeve tona në suaza të Marrëveshjes së Kopenhagës dhe kështu edhe si shtet bëjmë kontributin tonë drejt luftës globale kundër ndryshimeve klimatike dhe ky shembull vlen edhe në sfera tjera si në prodhimin e biomasës, shfrytëzimin e ujrave biotermal, efikasitetin bioenergjetik nëpër ndërtesa, shfrytëzimin e energjisë solare dhe projekte tjera” deklaroi Jakupi.

Urim Hasipi
Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë sot është nënshkruar një marrëveshje mes këtij institucioni, ministrisë së ambientit jetësor dhe ambasadës së Italisë në Maqedoni, për realizimin e projektit I cili do të mundësonte ndërtimin e një kampusi I cili do të ishte një zonë e mbrojtur nga gazrat dhe dioksid karboni, I cili sipas nënshkruesve të kësaj marrëveshje është I pari I këtij lloji në Ballkan por edhe në shtetet e evropës juglindore.

Ministri i Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë i Republikës së Maqedonië Nexhati Jakupi tha se patëm mundësinë që sot të jemi në një ceremoni ku u nënshkruajt kontrata midis rektoratit të UEJL-së dhe Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Italisë dhe kompanisë që do të realizojë këtë projekt në 14 muajt e ardhshëm .

”Ky kampus do të shndërrohet në të ashtëquajturin kampus ekologjik i cili do të jetë i pari jo vetëm në Maqedoni por edhe në gjithë rajonin. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë midis ministrisë sonë dhe asaj të Italisë në shumë sfera ndërsa ky bashkëpunim i fundit tani për tani është në fazën e projektimit të dokumenteve dhe shpresoj se prej vitit të ardhshëm do të fillojë edhe transferi i teknologjive që në praktikë do të thotë realizim i synimeve tona në këtë aksion global ndaj ndryshimeve klimatike dhe me reduktimin e emisionit të gazrave”, tha ministri Jakupi.

Ai tha shteti është në realizim e sipër të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Kopenhagës.

”Ne poashtu bëjmë realizimin e obligimeve tona në suaza të Marrëveshjes së Kopenhagës dhe kështu edhe si shtet bëjmë kontributin tonë drejt luftës globale kundër ndryshimeve klimatike dhe ky shembull vlen edhe në sfera tjera si në prodhimin e biomasës, shfrytëzimin e ujrave biotermal, efikasitetin bioenergjetik nëpër ndërtesa, shfrytëzimin e energjisë solare dhe projekte tjera” deklaroi Jakupi. Rektori i UEJL-së Alajdin Abazi, tha se në këtë periudhë, është përpiluar Projekti ECo-Campus, i cili nëse do të implementohet plotësisht, do ta veçojë UEJL-në si shembull të vetëm në rajon, në gjenerimin zero emetim të dioksidit të karbonit.

“Faza e parë e projektit është faza e përgatitjes së Planit të veprimit klimatik, i cili si rezultat përfundimtar do të japë, dokumentin në formën e visibility studimit, të projekti ECO Campus. ”Ndërtesën inteligjente, e cila në vete do të përmbajë zgjidhjen e fundit në drejtim të automatizimit dhe kontrollit. Pilot-zgjidhjen për impiantin fotovoltaik, i cili kryesisht do të përdoret për qëllime kërkimore në fushën e energjisë. Përcaktimin e programit për arsimim formal kryesisht në nivel të studimeve pasuniversitare, realizimin e laboratorit për hulumtim në fushën e burimeve të energjisë së ripërtërishme”, tha Abazi.

Ambasadori italian në Shkup Donatino Marcon , tha se kjo ditë për ne është shumë e rëndësishme pasi që fillimi I projektit kampus në Tetovë, është shumë I rëndësishëm në sektorin që dëshirojmë ta realizojmë dhe e promovojmë në Maqedoni.

”Ky projekt është rezultat I bashkëpunimit të mirë që e realizojmë një kohë të gjatë, me Ministrinë e Ambientit jetësor dhe UEJL-së.Ky është një prej projekteve që kemi për qëllim t`I realizojmë, dhe dua të theksoj institutin Area nga Trieshta, me të cilin filluam një bashkëpunim të mirë dhe me të cilin kemi qëllim që të investojmë në energjitë e renovuara, efikastitetit energjetik dhe trajtimin e hedhurinave”, tha Marcon.

Drejtori I kompanisë D`Apolonia Marko Kremonini, tha se qëllimi I këtij projekti është që të vendos masa të larta për efikasitetin e energjisë dhe teknologjisë për burimet e reja energjetike në UEJL, me qëllim që të realizohet një kampus me emisione të vogla përmes implementimit të Planit Aksional Klimatik.

”Kampusi në UEJL në kuptim të menaxhimit me energjinë dhe nivelin teknologjik, që mund të meret si një pikë fillestare në bazë të së cilës do të krijohet strategjia dhe qëllimet për uljen e emisiononeve të gazit”, tha Kremonini.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *