Home / Sport / Marseji fitoi Kupën e Ligës

Marseji fitoi Kupën e Ligës

Olimpik nga Marseji për herë të parë ka fituar Kupën e Ligës së Francës pasi në ndeshjen finale në “Sent Denis” në Paris ka mposhtur kampionin aktual – Bordon me rezultat 3:1.

Në pjesën e parë të dy ekipet luajtën me kujdes të shtuar, kështu që u krijuan shumë pak raste për shënim. Mirëpo, në pjesën e dytë futbollistët e Marsejit ishin më dominues në fushë dhe arritën tri herë të qëllojnë portën rivale me anë të Diavares (62′), Valbuenës (67′) dhe Shalmes (78′).
Pesë minuta para përfundimit Sane vetëm zbuti disfatën e ekipit të tij.
Për Marsejën dhe fansat e tyre festa dhe kënaqësia ka qenë e madhe, pasi ky ishte trofeu i parë pas një pauze të gjatë. Rikujtojmë se deri në fund të sezonit të shkuar kapiten i Olimik Marsejës ishte kosovari Lorik Cana, i cili la Francën për tu transferuar në Angli te ekipi i Sunderland.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *