Home / Sport / Masa i kënaqur: Jemi OK

Masa i kënaqur: Jemi OK

Piloti brazilian i Ferrarit, Felipe Masa, ka mbetur i kënaqur nga makina në provat e Spanjës (Masa regjistroi kohën më të shpejtë në ditën e fundit).

“Realizuam gjithçka nga ato që kishim parashikuar në fillim të këtij muaji provash. Jemi shumë të kënaqur me punën që kemi bërë. Duam të kemi një makinë në gjendje të konkurrojë me më të mirët dhe besoj se ia arritëm këtij qëllimi. Bëjmë pjesë në grupin e atyre që kanë bërë gjëra të mira dhe në garën e parë në Bahrein do të luftojmë për të fituar”, u shpreh braziliani i “Kokëkuqes”.

Më tej Felipe Masa shtoi: “Kemi arritur një nivel të kënaqshëm besueshmërie nga makina, gjë shumë e rëndësishme. Klasifikimi i provave tregon se Hamilton ka punuar më mirë, por diferenca është shumë e vogël. Unë jam i kënaqur me makinën, si në pjesën me simulim, ashtu edhe në pistë”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *