Home / Sport / Mavraj “revolton” familjaret

Mavraj “revolton” familjaret

Kur ishte femije kishte deshire te luante per klubin e futbollit Prishtina, por me pas enderronte qe te ishte me cdo kusht pjese e kombetares shqiptare te futbollit.

Por pasi i tha tre here ‘jo’ Federates Shqiptare te Futbollit, duket se kjo enderr eshte me larg se kurre. 23-vjecari Mergim Mavraj ka lindur dhe jeton ne Gjermani, por te afermit e tij i gjen sot ne fshatrat Saradran dhe Kashice te komunes se Istogut ne Kosove.

“Nje dite vinte nje trajner, nje dite tjetri. Mergimi u shqetesua per kete gje. Deshira e tij ishte te bente kontraten ne Tirane”, eshte shprehur Qerim Ibrahimaj, daja i Mergimit.

“Me sa di une i ka thene Kuzhes, se ndeshja me Irlanden eshte miqesore, se kishte oferta te tjera dhe se duhet te priste deri pas boterorit”, sqaron Sadri Mavraj, djali i xhaxhait.

Pas refuzimit te tij per t’u aktivizuar me formacionin shqiptar ne ndeshjen Shqiperi-Irlande e Veriut, familjaret ende shpresojne se endrra e Mergimit qe eshte edhe e tyre, do te realizohet nje dite.

“Ne do te kishim dashur te luante me kombetare shqiptare. Jemi nje vend qe na ka ndare historia. Deshira eshte e imja dhe e jona, por varet prej tij”, pohon Ibrahimaj.

“Mergimi e ka enderr te prezantoje ngjyrat kuq e zi dhe te veshe ate fanele. Ne si familjare po e presim me padurim”, shtoi djali i xhaxhait.

Por familjaret duket se do te presin gjate, sepse jo vetem Federata Shqiptare e Futbollit, por edhe trajneri kroat Josip Kuzhe eshte zemeruar nga futbollisti, i cili pasi kerkoi vete te vishte ngjyrat kuqezi dhe mori nenshtetesine shqiptare, nuk zbret ne fushe kunder Irlandes se Veriut me fanelen e ekipit kombetar.

“Kjo histori ka perfunduar dhe nuk kam ndermend te harxhoj kohen me kete ceshtje. Ne formacion ishte perfshire edhe Mavraj, por ai nuk paraqitet, keshtu qe do na duhet te gjejme nje lojtar tjeter ne kete pozicion”, deklaroi Kuzhe.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *