Home / Sport / Mesi: Duhet të kemi kujdes ndaj Shtutgartit

Mesi: Duhet të kemi kujdes ndaj Shtutgartit

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Mesi ka pohuar se skuadra e tij duhet të ketë kujdes në sfidën e ardhshme në Ligën e Kampionëve, në mënyrë që të mos përjetojë zhgënjimin e njëjtë sikurse Reali i Madridit.

“Para vetës kemi sfidën me Shtutgartin, në të cilën ende nuk është vendosur asgjë sa i përket skuadrës që do të kualifikohet tutje, prandaj duhet ta kemi parasysh atë që i ndodhi Realit dhe të tregohemi të kujdesshëm. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Të gjitha ndeshjeve i qasemi me një dozë përulësie. Vitin e kaluar ndoshta patëm edhe fat dhe fituam të gjitha trofetë, por sivjet duhet të fillojmë gjithçka nga e para. Duhet të punojmë intensivisht dhe të japim maksimumin për t’i arritur objektivat tonë”, ka theksuar Mesi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *