Home / Sport / Mesi: Nuk do jem kurrë si Maradona

Mesi: Nuk do jem kurrë si Maradona

Talenti i Barcelonës dhe i kombëtares së Argjentinës, Lionel Mesi, nuk beson se do të ngrihet në nivelet e idhullit (njëkohësisht trajnerit të tij), Diego Armando Maradona.

Forma e jashtëzakonshme që po kalon 22-vjeçari me fanellën blaugrana e bën të pashmangshëm krahasimin me trajnerin aktual të Argjentinës. Por Mesi theksoi se ky është një krahasim i pavend. “Edhe pasi të kenë kaluar një milion vjet, unë kurrë nuk kam për t’u bërë si Maradona”, pohoi “El pulce” për të përditshmen sportive spanjolle “As”.

Më tej ylli argjentinas shtoi: “Për të qenë i sinqertë, nuk dëshiroj të krahasohem me të. Ai është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Unë dua të shkruaj historinë time për gjithçka që do të kem arritur në karrierë”. Në lidhje me kombëtaren, Mesi theksoi se fakti që nuk konsiderohet favorite e lehtëson Argjentinën nga presioni, gjë që sipas tij, është pozitive.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *