Home / Sport / Messi i pandalshëm, shënoi het-trik

Messi i pandalshëm, shënoi het-trik

Barcelona falë lojës maestro të Lionel Messit, i cili shënoi tri gola mposhtën me rezultat 3:0 skuadrën e Valencisë, në ndeshjen e javës së 26-të të Kampionatit të Spanjës në futboll.

Barcelona pa Messin nuk ka lojë të bukur. Kur e ke një Messi në ekip natyrisht se edhe fitoret e larta nuk mungojnë. Skuadra e futbollit Barcelona falë lojës maestro të Lionel Messit, i cili shënoi tri gola mposhtën me rezultat 3:0 skuadrën e Valencisë, në ndeshjen e javës së 26-të të Kampionatit të Spanjës në futboll. Messi në pjesën e dytë të ndeshjes ka shpërthye me lojë të bukur dhe me golat e tija ka tronditur rivalin. Në minutën e 56-të Messi shënoi për rezultatin 1:0. Në minutën e 69-të Maduro i Valencisë merr kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet nga loja. Valencia me një futbollist më pak, ndërsa Barcelona gjithnjë e më bukur luante falë lojës së Messit. Në minutën e 81-të Messi shton epërsinë në 2:0. Messi sërish e ka fjalën dhe pas dy minutave pikërisht në minutën e 83-të shënon për fitoren 3:0.

Real Madridi përderisa nuk i shkoi në Champions League, në ndeshjen e javës së 26-të të kampionantit spanjoll shkëlqeu me fitore me rezultat 4:1 kundër Valladolidit. Reali luajti për mrekulli dhe serinë e golave e nisi nëpërmjet Ronaldos, i cili shënoi në minutën e 28-të. Pas këtij golit, futbollisti Higuain shënoi dy herë për Realin. Në minutën e 45-të Higuain shtoi epërsinë në 0:2 dhe për 0:3 shënoi në minutën e 52-të të takimit. Vendasit shënojnë golin e nderit në minutën e 58-të me auto-golin e Albiolit. Higuain shënoi edhe het-trikun e tij gjatë kësaj ndeshje në minutën e 62-të të takimit dhe të rezultatit përfundimtar 1:4. Higuain-Ronaldo kanë qenë tandem i fortë i këtij ballafaqimit dhe trimat e kësaj fitore të lartë. Reali në saje të gol-dallimit më të mirë kryeson tabelën me 65 pikë aq sa ka edhe Barcelona e dyta, e cila mposhti 3:0 Valencinë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *