Home / Sport / Metalurgu ndal Renovën

Metalurgu ndal Renovën

Metalurgu ka mundur Renovën 3:1 në derbin e javës së 21-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Gabimi i Renovës nuk u shfrytëzua nga Rabotniçki, të cilët humbën në Prilep nga Pelisteri 4:2.

Të dielën në program ishin ndeshjet e javës së 21-të në elitën e futbollit vendor. Takimi më interesant u zhvillua në lagjen “Autokomandë” të Shkupit, ku Metalurgu me rezultat 3:1 mundi liderin e tabelës Renovën. Në kushte fantastike për lojë, në njërin prej tereneve të rralla në Maqedoni që ofron kushte optimale për lojë, vendasit u gjenden më së miri edhe pse gjërat së pari shkuan në favor të miqve. Në fakt gjithë pjesën e parë skuadrat mbiluheshin në fushë pa mundur të gjejnë golin. Mirëpo pesë minuta para fundit të pjesës së parë, pas një penaltie të dhënë nga arbitri kryesor Kërstevski, Ylber Aliu ishte i saktë nga pika e bardhë, duke u dhënë miqve epërsinë. Këtu u duk se Renova do të vazhdojë ecurinë e suksesshme, mirëpo vendasit nuk mendonin ashtu, duke arritur të barazojnë pas dy minutave me anë të Kërstevit. Dhe problemet e Renovës në pjesën e parë nuk përfunduan këtu, pasi në minutën e 45-të një top i mirë i Llazarveskit u kontrollua mirë nga Iliovski i cili në rrotullim mposht Kovaçeviçin për epërsi të Metalugut 2:1.
Në të filluar pjesa e dytë, tjetër gol në rrjetën e Renovës. Stojanov ndali në zonë Iliovskin, ndërsa arbitri Kërstevski tregoi në pikën e bardhë. I saktë nga penaltia ishte Kërstev, për epërsi 3:1. Deri në fund të takimit Renova tentoi të rrikthehet në lojë, mirëpo pa mundur të shënojnë ndonjë gol. Vlen të ceket se të dyja skuadrat takimin e mbyllën me nga 10-të futbollistë, pasi me kartonë të kuq u ndëshkuan Trajçov i Metalurgut dhe Statovci i Renovës.
Disfata e Renovës nuk u shfrytëzua nga Rabotniçki, të cilët u mundën nga Pobeda në Prilep me rezultatin 4:2. Në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Filipi i dytë” në Shkup Vardari mundi Pelisterin me rezultat minimal 1:0. Në takimin e fundit Teteksi në Tetovë barazoi 1:1 me Sileksin. Këtë javë të lira ishin skuadrat e Horizontit dhe Milanos.
Renova vazhdon të mbajë kreun me 45 pikë, pesë më shumë se Rabotniçki në vendin e dytë.

Rezultatet e javës së 21-të:
Metalurgu – Renova 3-1,
Pobeda – Rabotniçki 3-2,
Vardari – Pelsiteri 1-0
Teteksi – Sileksi 1-1

Në xhiron e 22-të, që në program është të mërkurën takohen:
Renova – Teteksi,
H.Turnova – Vardari,
Pelisteri – Pobeda dhe
Milano – Metalurgu.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *