Home / Sport / Milan, Pato i gatshëm për Mançesterin

Milan, Pato i gatshëm për Mançesterin

Emri i sulmuesit Brazilian është pjesë e listës së 22 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Leonardo për sfidën e të mërkurës me Mançesterin në “Old Traford”.

Jashtë kësaj liste kanë mbetur vetëm Masimo Odo dhe Kaladze (përveç Mansinit që nuk mund të aktivizohet në Ligën e Kampionëve). Me shumë mundësi Aleksandre Pato do të jetë në dispozicion të trajnerit brazilian, megjithatë, nëse do jetë në gjendje të luajë që nga minuta e parë, do përcaktohet përfundimisht nga analizat e mëngjesit të së mërkurës.

Përveç sulmuesit, pjesë e grupit që udhëtoi sot drejt tokës britanike është edhe Klarens Sedorf. Mesfushori hollandez ka lënë pas dëmtimin dhe mund t’i rikthehet fushës së lojës. Por mundësitë që ai të aktivizohet si titullar janë shumë të pakta. Në këtë mënyrë, ka gjasa që ekipi titullar në “Old Traford” do jetë ai që e nisi sfidën me Romën në kampionat (ndoshta me ndryshimin e vetëm se në vend në Flaminisë do luajë Bekam, që rikthehet për herë të parë në stadiumin të cilin e la shtatë vjet më parë).

Ja lista e plotë e të grumbulluarve:

Portierë: Abbiati, Dida, Roma

Mbrojtës: Abate, Antonini, Bonera Favalli, Jankulovski, Nesta, Thiago Silva, Zambrotta

Mesfushorë: Ambrosini, Beckham, Flamini, Gattuso, Pirlo, Seedorf

Sulmues: Borriello, Huntelaar, Inzaghi, Pato, Ronaldinho

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *