Home / Sport / Milani fiton në ekstrem, -1 nga kreu

Milani fiton në ekstrem, -1 nga kreu

Milani arriti një fitore të vyer 1-0 në minutat e fundit të takimit përballë Kievos.

Klaren Sedorf, i futur në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes, ishte autori i golit të fitores në minutën e parë shtesë. Leonardo nuk kishte në dispozicion shumë prej titullarëve të mbrojtjes, por rikthimi i Zambrotës dhe Favalit plotësoi disi hapësirat e krijuara.

Pavarësisht fitores, mbrëmja e djeshme rezultoi fatale për mesfushorin David Bekam, i cili i ka dhënë përfundimisht lamtumirën kampionatit dhe Botërorit. Vec kësaj, anglezi rrezikon edhe karrierën për shkak të dëmtimit në tendinën e Akilit.

Në përfundim të ndeshjes në fytyrën e teknikut Leonardo nuk dukej asnjë grimë gëzimi, por vëtëm hidhërim për humbjen e Bekamit dhe Nestës. Aktualisht pritet rikuperimi i Patos, Antoninit, Bonerës dhe Mansinit.

Milani aktualisht ndodhet vetëm një pikë poshtë Interit, dhe javën e ardhshme do të luaj sërish brenda në fushën e vet, përballë Napolit, ndërsa Interi do të luajë në transfertëne vështirë të Palermos.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *