Home / Sport / Milani “merr frymë”, Pato do jetë në Mançester

Milani “merr frymë”, Pato do jetë në Mançester

Trajneri Leonardo mund të marrë frymë i lehtësuar, pasi do të ketë në dispozicion brazilianin Pato në sfidën e kthimit të 1/8 të Ligës së Kampionëve ndaj Mançester Junajtid në “Old Traford”.

Analizat e hollësishme kanë treguar se 20-vjeçari nuk ka pësuar tërheqje muskulore në kofshën e djathtë. Megjithatë, ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit kuqezi në përballjen e të shtunës në mbrëmje me Romën në “Olimpiko”.

Këto janë dhjetë ditët vendimtare të këtij sezoni për ekipin nga Milano, pasi në fillim do synojë të konfirmohet si rivali i Interit në kampionat, kurse më pas do përpiqet të përmbysë disavantazhin e sfidës së parë, për të siguruar një biletë në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *