Home / Sport / Milani në ankth, të paktën 15 ditë stop për Paton

Milani në ankth, të paktën 15 ditë stop për Paton

Sulmuesi brazilian i Milanit pësoi një tërheqje në kofshën e djathtë të dielën në ndeshjen e fituar 3-1 ndaj Atalantës në “San Siro”. Humbet Romën, rrezikon edhe Mançesterin.

Menjëherë pas ndeshjes (të cilën Pato e la dhjetë minuta para fundit) Adriano Galiani deklaroi se nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të rëndë, por thjesht një tërheqje muskulore. Numri dy i kuqezinjve theksoi se sido që të jetë, golashënuesi më i mirë i Milanit në këtë sezon nuk do të jetë në sfidat me Romën në kampionat dhe Mançesterin në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, kontrollet e hollësishme të cilave do t’u nënshtrohet 21-vjeçari ditën e martë, do të tregojnë me saktësi shkallën e dëmtimit dhe kohën e nevojshme për t’u riaftësuar. Një telash më shumë për Leonardon, që gjithsesi duket se e ka gjetur zëvendësuesin: “Në kampionat është Mansini, kurse për në “Old Traford” do ndryshoj skemën, duke qenë se Mansini nuk mund të luajë në Europë”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *