Home / Sport / Milani, nis operacioni “Mançester”

Milani, nis operacioni “Mançester”

Pas barazimit pa gola me Romën në kampionat, tashmë kuqezinjtë hedhin vështrimin në sfidën e radhës: duhet mundur Mançesteri. Misioni, edhe pse i vështirë, nuk është i pamundur.

Të mërkurën në “Old Traford” skuadra e Leonardos do ketë detyrën e vështirë të përmbysë disavantazhin e sfidës së “San Siros” (3-2), në mënyrë që të sigurojë një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Për ta realizuar këtë synim, nevojitet një fitore me të paktën dy gola diferencë.

Leonardo ka besim: “Duhet të luajmë ashtu siç dimë ta bëjmë gjithmonë. Është një mundësi e mrekullueshme”. Por të mërkurën, më tepër se kurrë, nevojitet Pato. Në varësi të gjendjes së tij, trajneri brazilian duhet të përgatisë formacionin me të cilin do përpiqet të thyejë “Djajtë e Kuq”. Shpresat për një riaftësim janë të mëdha, megjithëse sulmuesi 20-vjeçar nuk do jetë në formën më të mirë të mundshme.

Nga ana tjetër, Milani do ketë përballë një skuadër me moralin në qiell, sidomos pas fitores në kampionat, që i solli vendin e parë. Gjithashtu, Fergusoni ka pasur më shumë mundësi të lërë pushim lojtarët kryesorë. Shqetësimi kryesor i anglezëve mbetet Uejn Runi, që rrezikon seriozisht të mungojë përballë ekipit nga Milano.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *