Home / Lajme / Maqedoni / Miratohet llogaria përfundimtare

Miratohet llogaria përfundimtare

19 mars
Në mbledhjen e njëmbëdhjetë me radhë të Këshillit komunal të Tetovës, këshilltarët gjithashtu miratuan edhe programën për rregullimin e tokës ndërtimore dhe veprimtaritë komunale në komunën e Tetovës për vitin 2010, raportin e punës së NP „Geoinzhenering” Tetovë për vitin 2009, raportin financiar dhe raportin për llogarinë përfundimtare të kësaj ndërmarrjeje.

Urim Hasipi
Këshilltarët gjatë seancës së 11 miratuan propozim-raportin për realizimin e buxhetit të komunës së Tetovës për kuartalin e kart të vitit 2009. Udhëheqësi i Sektorit për financa dhe buxhet, Adnan Neziri u shpreh se administrata komunale ka për obligim që këshillit t’i dërgojë raport kuartal. Kjo pikë, sipas Nezirit ka të bëjë me raportin e fundit kuartal për vitin 2009.

Gjatë mbledhjes, këshilltarët miratuan edhe propozim-vendimin për miratimin e llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Komunës së Tetovës për vitin 2009 dhe programin për rregullimin e tokës ndërtimore dhe veprimtaritë komunale në komunën e Tetovës për vitin 2010. Udhëheqësi i Sektorit për Financa dhe Buxhet, Adnan Neziri, rreth arsyetimit për këto pika u shpreh se në bazë të ligjit për financim këshilli ka për obligim miratimin e llogarive përfundimtare dhe për këtë arsye administrata komunale ka dorëzuar raportin me të dhënat përkatëse.

Në mbledhjen e njëmbëdhjetë me radhë të Këshillit komunal të Tetovës, këshilltarët gjithashtu miratuan edhe programën për rregullimin e tokës ndërtimore dhe veprimtaritë komunale në komunën e Tetovës për vitin 2010, raportin e punës së NP „Geoinzhenering” Tetovë për vitin 2009, raportin financiar dhe raportin për llogarinë përfundimtare të kësaj ndërmarrjeje.

Rreth këtyre pikave drejtori Geoinzhenering Musadik Beqiri sqaroi se këtu kryesisht bisedohet për përcaktimin e zonave ndërtimore dhe studimin e tyre. “Janë paraparë tre lloje të punëve.

Punët që kanë filluar në vitin 2009 dhe janë në përfundim, pjesa tjetër janë ato që në aspektin e dokumentacionit janë përfunduar të gjitha procedurat, ndërsa kategoria e tretë janë punët e parapara që duhet të realizohen në të ardhmen”, tha Beqiri.

Seancat e këshillit live

Mbledhjet e Komunës së Tetovës do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion. Ky ka qenë propozimi I lëshilltarit nga radhët NSDPsë , Zoran Mitrevski. Ky propozim është pranuar nga ana e këshilltarëve dhe në seancës e radhës do të hyjë në rend dite. Në arsyetimin e Mitrevskit, qëndronte se me këtë akt këshilli do të ishte më transparent ndaj qytetarëve. Nisma në seancën e së ardhshme do të miratohet si projekt-vendim. Ajo do të kryhet në dy faza. Në fazën e parë TV do të emetojnë pjesën më interesante të seancës ndërsa faza e dytë do të përfshijë transmetimin live

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *