Home / Sport / Miravci pengesa e rradhës për Shkëndijën

Miravci pengesa e rradhës për Shkëndijën

Shkëndija të shtunën takohet në Tetovë takohet me Miravcin, në kërkim të fitores së rradhës, dhe përmirësimit të imazhit të keq të lënë në përballjen e parë me Vllazërimin. Drita në Kërcovë takohet me Napredokun në ndeshjen derbi të javës së 15-të në Ligën e Dytë.

Të shtunën në program janë ndeshjet e javës së 15-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll. Derbi i javës zhvilohet në Kërcovë, ku Napredoku pret Dritën e Bogovinës. Vendasit humbën në ndeshjen e parë në pranverë dhe tani kërkojnë suksesin i cili do ti ofronte te pozita e 4 e cila siguron balotazh për inkuadrim në Ligën e Parë. Pikërisht Drita për momentin mban vendin e 4 dhe sipas zërave që vijnë nga Bogovina ata nuk kanë ndërmend që të dorëzohen lehtë. Përkundrazi pikërisht kundër konkurentëve të drejtëpërdrejtë duhet të marin pikë me qëllim të përmbushjes së ambicieve.
Ndërkohë Shkëndija pas fitores së rëndësishme, por shumë të vuajtur kundër Vllazërimit në premierën pranverore, tani kërojnë të konfirmojnë kualitetin. Kundërshtarë i “kuq e zinjëve” do të jetë skuadra e Miravcit, e cila para një jave në Bogovinë u mund 1:0 nga Drita. Edhe përkundër lojës së dobët kundër Vllazërimit, atmosfera në taborin e Shkëndijës është e mobilizuar dhe të gjithë janë të mendimit se kësaj rradhe loja do të jetë në nivelin e duhur. Njëri prej dy përforcimeve të dimrit, Mensur Idrizi, mendon se Shkëndija është shumë më e fortë se skuadrat tjera në Ligën e Dytë, mirëpo potencon se të gjithë duhet të jenë serioz dhe me impenjim maksimal në cdo ndeshje, të ruhet pozita e parë në tabelë.
“Jemi të vetëdijshëm se kundër Vllazërimit nuk ishim në ditën tonë më të mirë, mirëpo e rëndësishme ishte fitorja. Tani të gjithë e kemi marrë paralajmërimin dhe besoj se një paraqitje e tillë nuk do të përsëritet. Miravci është skuadër e mirë dhe ne i respektojmë ata, mirëpo pikët mbeten në Tetovë. I ftoj të gjithë bashkëlojtarët të japim maksimumin e forcave tona, me qëllim që të marrim fitoren dhe të kënaqim fansat tanë besnik”, u shpreh Mensur Idrizi, i cili në afatin e janarit u rikthye në Shkëndijë, nga rradhët e Vardarit të Shkupit. Për këtë nga në formacion rrikthehet Ardian Cuculi, i cili mungoi kundër Vllazërimit për shkak të kartonëve të verdhë. Takimi Shkëndija – Miravci zhvillohet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 14:00.

Dyshet e javës së 15-të:
Shkëndija-Miravci
Napredok-Drita
Cementarnica-Vllazërimi
Lokomoiva-11 Tetori
Skopje-Bellasica
Bregallnica-Ohri 2004
Vllaznimi Trim Lum-Novaci 2005,takimi zhvillohet më 10 mars, të mërkurën.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *