Home / Lajme / Maqedoni / Mobilizohen këshilltarët

Mobilizohen këshilltarët

19 mars
Gjatë një viti 12 mijë euro do të harxhohen vetëm për telefonatat e këshilltarëve. “Anëtarëve të këshillit të komunës së Tetovës ju sigurohet shfrytëzimi I shërbimeve për celularë dhe me shumë te mbuluar me llogari mujore deri më 2.000, 00 denarësh me model tarifor pri pejd.

Mjetet e nevojshme për realizimin e këtij vendimi do të sigurohen nga buxheti I komunës së Tetovës programi E0”, qëndron në vendimin e propozuar dhe pastaj të miratuar nga ana e këshilltarëve të komunës së Tetovës.

Tatimet e qytetarëve në vend se të shfrytëzohen për infrastrukturë të qytetit, ato do të shfrytëzohen për t`u paguar llogarinë e celularëve për këshilltarët e komunës së Tetovës.
Urim Hasipi
Beneficioni I radhës për këshilltarët e komunës së Tetovës është se ata do të shfrytëzojnë celularë të cilët do të paguhen nga ana e buxhetit të komunës së Tetovës apo më mirë thënë nga tatimet e qytetarëve.

Për dallim nga pikat tjera të rendit të ditës ku debatohet mes këshilltarëve me replika ndonjëherë edhe më të ashpra kjo pikë e rendit të ditës e propozuar nga këshilltarja e Demokracisë së re Shpresa Syla është miratuar pa asnjë vërejtje.

Nga buxheti I komunës për një këshilltarë për shfrytëzim të shërbimit të celularëve do të ndahen nga 2000 denarë në muaj duke përfshirë edhe aparatet e celularëve.

Duke llogaritur se këshilli I komunës së Tetovës numëron 31 këshilltarë, pra nëse e llogarisim për kokë të këshilltarit atëherë del shuma prej 62 mijë denarëve apo një mijë euro.

Gjatë një viti 12 mijë euro do të harxhohen vetëm për telefonatat e këshilltarëve. “Anëtarëve të këshillit të komunës së Tetovës ju sigurohet shfrytëzimi I shërbimeve për celularë dhe me shumë te mbuluar me llogari mujore deri më 2.000, 00 denarësh me model tarifor pri pejd.

Mjetet e nevojshme për realizimin e këtij vendimi do të sigurohen nga buxheti I komunës së Tetovës programi E0”, qëndron në vendimin e propozuar dhe pastaj të miratuar nga ana e këshilltarëve të komunës së Tetovës.
Ndërkohë që sipas kreut të komunës së Tetovës Sadi Bexheti, kjo nuk do të ndikojë në buxhetin e komunës së Tetovës sepse me celularët këshilltarët do të mund të komunikojnë me qytetarët.

“Kjo nuk e rëndon buxhetin e komunës, dhe është kjo në dobi pasi që ata punojnë në shërbim të qytetarëve dhe celulratët u nevojiten për të komunikuar me ata “ tha Sadi Bexheti.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *