Home / Sport / Moti keq shkak për shtyrjen e ndeshjeve të Ligës I dhe II

Moti keq shkak për shtyrjen e ndeshjeve të Ligës I dhe II

Në fundjavë duhej të zhvillohen ndeshjet e javës së 21 në Ligën e Parë, ndërsa kategoria e dytë në program kishte takimet e rrethit të 16-të. Mirëpo për shkak të motit të keq, fundjava do të jetë pa futboll, ndërsa ndeshjet anuluara do të zhvillohen javën e ardhëshme.

Moti i keq dhe dëbora e madhe që ka kapluar vendin ka detyruar komesarin për gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Mile Spirkovskin, që të sjellë vendimin për anulimin e ndeshjeve të futbollit në Ligën e Parë dhe të Dytë. Në fundjavë duhej të zhvillohen ndeshjet e javës së 21 në Ligën e Parë, ndërsa kategoria e dytë në program kishte takimet e rrethit të 16-të. Në Ligën e Dytë në program ishte derbi lokal ndërmjet Dritës dhe Shkëndijës, ndërsa lideri i Ligës së Parë Renova duhej të përballet me Metalurgun në Shkup. Mirëpo pas vendimit për anulimin e tyre, komisari për gara Mile Spirkovski ka vendosur që të njejtat të zhvillohen fundjavën e ardhëshme, më 20-të dhe 21 mars.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *