Home / Sport / Mourinho: Jam trajneri më i lumtur në botë

Mourinho: Jam trajneri më i lumtur në botë

“Jam trajneri më i lumtur në botë tani për tani. Është moment i rëndësishëm për ekipin, moment i shkëlqyer për Interin , për të gjithë lojtarët.”

Jose Mourinho, trajner i Interit, i ka 100 arsye që t’i gëzohet fitores dhe kualifikimit në çerekfinale të Champions League. E para, eliminoi ish-skuadrën e tij, Chelsean. E dyta, e dërgoi të vetmen skuadër italiane në çerekfinale. E treta, dëshmoi se është ndër më të fortit nga trajnerët. “Jam trajneri më i lumtur në botë tani për tani. Është moment i rëndësishëm për ekipin, moment i shkëlqyer për Interin , për të gjithë lojtarët. Ky kualifikim në çerekfinale nuk ishte arritur nga fati por nga merita, falë ekipit perfekt dhe të gjithë lojtarët nga i pari tek i fundit bënë një punë perfekte. Ishim më të shpejt dhe dinamikë. Goli i Eto’o është shembull që tregon se çfarë deshëm të bëjmë dhe e arritëm atë me besim në këtë garë”, tha Mourinho.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *