Home / Sport / Mourinjo injoron Balotelin: Zgjedhja ime

Mourinjo injoron Balotelin: Zgjedhja ime

Në konferencën për shtyp para sfidës me Çelsin, Hoze Mourinjo foli për emocionet e tij në “Stamford Bridge”, Balotelin dhe formën e dobët në kampionat.

Sonte në mbrëmje “I veçanti” rikthehet në stadiumin ku bëri emër dhe ku me siguri, të gjithë e duan. Emocione? “Sigurisht, janë të pashmangshme. Por jam përgatitur mirë për t’i kontrolluar”, u përgjigj tekniku zikaltër, i pyetur nga “Sky Sport”. Më tej portugezi vazhdoi:

“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Duhet të përqëndrohem vetëm në të dhe jo te e shkuara. Megjithatë, nuk mund ta fsheh, Çelsi është shtëpia ime. Por sonte do t’i kem kundërshtarë, kemi zhvilluar vetëm pjesën e parë të betejës dhe matematikisht jemi në avantazh. Është më mirë ta nisësh 2-1, sesa barazim apo në humbje”.

Gazetarëve të pranishëm në konferencë nuk mund t’u shpëtonte rasti ta pyesnin 47-vjeçarin për Mario Balotelin, të cilin ai nuk e mori me vete në Londër. Por Mourinjo nuk do të flasë gjatë, duke e mbyllur diskutimin me një batutë: “Trajneri bën zgjedhjet e veta. Kam ardhur këtu me 20 lojtarë. Marion, Khrin e Arnautoviç i lashë në Itali. Pse duhet të flasim për ata që nuk janë?”

Po dështimet e njëpasnjëshme në kampionat? As për këtë “I veçanti” nuk dëshiron të flasë në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Këtu jemi në Ligën e Kampionëve, është tjetër diskutim. Por të gjithë e dimë pse ka ndryshuar situata në kampionat dhe pse Milani ka arritur në -1. Prandaj, parapëlqej të mos flas. Sepse nëse e bëj, më presin tri javë të tjera skualifikim”.
Epo, ky është Hoze Mourinjo…

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *