Home / Sport / Nani me Mançesterin deri në verën e 2014-s

Nani me Mançesterin deri në verën e 2014-s

Mesfushori portugez Nani ka rinovuar kontratën me Mancester Junaited edhe për katër sezone të tjerë.

Nani luan sezonin e tretë te kampionët e Anglisë, që pas mbërritjes nga Sportingu i Lisbonës në verën e vitit 2007.

Vetë futbollisti portugez është shprehur i lumtur që do të jetë në radhët e Mançesterit deri në verën e vitit 2014. Nani është një nga lojtarët më të vlefshëm për teknikun Ser Aleks Ferguson, i cili ka kërkuar me këmbëngulje nënshkrimin e kontratës me mesfushorin.

“Nani është një futbollist i jashtëzakonshëm. Ai është duke na ndihmuar shumë, dhe ne kemi nevojë për shërbimet e tij. Ndjehem tepër i lumtur që arritëm të rinovojmë kontratën me të”, është shprehur Ser Aleks Ferguson.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *