Home / Lajme / Rajon / NATO: Veprimet e FSK-së dërgojnë sinjale të gabuara

NATO: Veprimet e FSK-së dërgojnë sinjale të gabuara

9 mars
Të njëjtat burime pohojnë se FSK-ja nuk duhet të shihet si ushtri, pasi ajo është menduar si forcë civile e sigurisë, me përbërje shumetnike dhe e trajnuar nga vendet anëtare të NATO-s.

Edhe Zyra Civile Ndërkombëtare në Prishtinë ka mbështetur vendimin e misionit paqeruajtës të NATO-s për pezullimin e përkohshëm të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Bruksel, – KFOR-i ka marrë mbështetjen e diplomatëve të NATO-s në Bruksel lidhur me mosmarrëveshjen me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Vendimi i komandantit të KFOR-it për pezullimin e raporteve me FSK-në ka qenë plotësisht i bazuar, pasi “veprime të tilla si të FSK-së dërgojnë sinjale të gabuara”, tha zëdhënësi i Aleancës, James Appathurai.

Edhe diplomatë të Aleancës e kanë cilësuar të gabuar parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës me armë dhe me flamur të NATO-s në manifestimin “Epopeja e UÇK-së”.

Të njëjtat burime pohojnë se FSK-ja nuk duhet të shihet si ushtri, pasi ajo është menduar si forcë civile e sigurisë, me përbërje shumetnike dhe e trajnuar nga vendet anëtare të NATO-s.

Edhe Zyra Civile Ndërkombëtare në Prishtinë ka mbështetur vendimin e misionit paqeruajtës të NATO-s për pezullimin e përkohshëm të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Por qeveria e Kosovës, nën organizimin e së cilës është mbajtur ceremonia, ka thënë se pret t’i sqarojë sa më shpejt “keqkuptimet” me ndërkombëtarët si dhe të normalizojë marrëdhëniet me KFOR-in.

Ndërkaq, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, të hënën ka bërë të ditur se çmon bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n si të domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon – ndërsa çështjen e diskutuar në lidhje me pjesëmarrjen legjitime të Gardës së FSK-së në manifestimin e Epopesë së UÇK-së, MFSK e vlerëson ”të tejkaluar”.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *