Home / Sport / Nga Ibra, te Grafite e Forlan: golashënuesit në krizë

Nga Ibra, te Grafite e Forlan: golashënuesit në krizë

Golashënuesit më të mirë të sezonit të kaluar, ndryshe nga vjet, në sezonin aktual kanë realizuar gati një të tretën e golave të shënuar gjatë kampionatit të vjetshëm.

Deri në këto momente, kryegolashënuesit e sezonit të kaluar në pesë kampionatet kryesore europiane (Ibrahimoviç në Itali, Grafite në Gjermani, Forlan në Spanjë, Ginjac në Francë dhe Anelka në Angli) kanë realizuar së bashku vetëm 46 gola. Sezonin e kaluar, shuma e golave të shënuar nga po të njëjtët lojtarë arrinte në 128.

Për shembull, nga 28 gola që realizoi gjithsej vjet, golashënuesi më i mirë i Bundesligës, braziliani i Volfsburgut, Grafite, në këtë sezon ka mbetur në kuotën e tetë golave. Edhe Ibra nuk është më mirë, pasi në kampionat ka shënuar vetëm 12 gola me fanellën e Barcelonës, ndërkohë që vjet, pas një “beteje” deri në fund me Militon dhe Di Vaion, arriti në kuotën e 25 golave.

Në Premier Ligë, Nikolas Anelka e mbylli sezonin e kaluar me 19 gola, ndërkohë që aktualisht ka shënuar vetëm tetë (megjithëse francezi nuk luan si sulmues i mirëfilltë). Në fund, Pjer Ginjac, sulmuesi i Tuluzës në kampionatin francez, sezonin e kaluar realizoi 24 gola. Por deri në këtë pikë të sezonit aktual, francezi ka mbetur në kuotën e gjashtë golave.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *