Home / Lajme / Maqedoni / Një grua qëllohet në oborrin e spitalit të Gostivarit

Një grua qëllohet në oborrin e spitalit të Gostivarit

26 mars-
Dy bashkëshortët kanë pasur diskutim verbal, me ç’rast B.D. përnjëherë e ka shtyrë në tokë D.D. dhe e ka nxjerrë revolen të cilën e ka pasur në rrip, të cilën e ka poseduar pa leje.

Dy bashkëshortë të plagosur rëndë, është epilogu i dramës familjare e cila sot paradite ndodhi në Gostivar.

Sipas njohurive të para, një taksist i Gostivarit, B.D. (47) rreth orës 10 e ka qëlluar bashkëshorten e tij D.D (41) në oborrin e spitalit. Së shpejti pastaj është munduar të bëjë vetëvrasje në vendngjarje, por nuk i ka shkuar për dore, pastaj është larguar në shtëpinë ku pas dhjetë minutave i ka shtënë vetes në tëmth.

Dy bashkëshortët kanë pasur diskutim verbal, me ç’rast B.D. përnjëherë e ka shtyrë në tokë D.D. dhe e ka nxjerrë revolen të cilën e ka pasur në rrip, të cilën e ka poseduar pa leje.

Pas ndihmës së dhënë mjekësore, ndërsa për shkak seriozitetit të plagëve të marra, të dy menjëherë janë transferuar në klinikat e Shkupit.

Policia, gjykatësi hetues dhe zëvendës prokurori publik po bëjnë ekspertizë në vendin e ngjarjeve

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *