Home / Lajme / Maqedoni / Një puntor ndërtimi vdes në Pirok të Tetovës

Një puntor ndërtimi vdes në Pirok të Tetovës

28 mars-
Desrim Adili nga fshati Reçan, në momentin kur ka tentuar që të ngrejë gypin për derdhjen e betonit, ka prekur linjën e tensionit 20 kilovoltësh.

Në fshatin Pirok të Komunës së Bogovinës, nga pakujdesia gjatë punimeve në ndërtim, nga energjia elektrike humbi jetën një punëtor.

Desrim Adili nga fshati Reçan, në momentin kur ka tentuar që të ngrejë gypin për derdhjen e betonit, ka prekur linjën e tensionit 20 kilovoltësh.

Në këtë incident lëndime të rënda trupore pësoi edhe kolegu i tij që ka qënë pranë tij. Dëshmitarët kanë ndërhyrë, por Adili nuk ka ka arritur të mbijetojë. Në ndihmë ka ardhur edhe mjeku i fshatit.

“Më thirrën fshatarët në gjendjen momentale e gjeta vetëm njërin ishte i lënduar nga rryma elektrike ishe i shtyrë në tokë i mbuluar me dhe sic është e paraparë edhe gjatë intervenimit nga akcidenti me rrymë.

Konstatova se pacienti ishte në gjendje të mirë tensionin e kishte në rregull pulsin poashtu, edhe kishte nevojë të dërgohet në qendrën spitalore I udhëzova e gjetëm një kombi dhe si duket intervenimi ka qenë në kohë”, tregon Lulzim Ibrahimi, mjeku i fshatit.

“Ka ndejtur aty nja dhjetë minuta në tokë pastaj e hoqëm e dërguam në spital vazhduam me tjetrin dhe ky filloi më mirë të bëhet”, rëfen dëshmitari Sadri Rexhepi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *