Home / Lajme / Maqedoni / Nuk është koha për lista të hapura për kandidaturë

Nuk është koha për lista të hapura për kandidaturë

23 mars-BDI e mbështet idenë për lista të hapura zgjedhore dhe një njesit zgjedhor. Sipas Tahir Hanit, deputet i partisë, po shqyrtohen edhe opsione të tjera dhe nuk përjashtohet mundësia që BDI të pajtohet edhe për tri njesi zgjedhore. “Ne si parti pranojmë sistem proporcional me lista të hapura”, deklaroi Hani.

PDSH-ja sipas Imer Aliut nuk është as për lista të hapura e as për lista të mbyllura por për model zgjedhor me shumicë të pastërt.

Urim Hasipi
Partitë politike dhe një pjesë e ekspertëve në Maqedoni vlerësojnë se tani nuk është koha për ndërrimin e listave të mbyllura zgjedhore për kandidaturë, në të cilat votuesit kanë ndikim më të madh për renditjen finale të anëtarëve partiakë.

Sfidat dhe qëndrimet në lidhje me ndryshimin e legjislacionit zgjedhor në këtë drejtim janë dhënë në Konferencën e sotme njëditore shkencore: Përfaqësimi dhe përgjegjësia – lista të hapura apo të mbyllura të kandidatëve?, në organizim të Institutit kombëtar demokratik (IKD).

Në dobi të idesë për vendosjen e listave të hapura zgjedhore, NDI prezantoi anketa të bëra në Maqedoni nga IRI në shtator dhe dhjetor të vitit të kaluar, sipas të cilave qytetarët dëshirojnë vendosjen e listave të hapura zgjedhore. Pothuajse 60 për qind e mbi 1.000 të anketuarve në dy anketat janë shprehur se pajtohen me ndryshimin e këtillë të sistemit zgjedhor.

Kim Kembel, kryeministrja e 19-të e Kanadasë dhe gruaja e parë kryeministre në këtë vend në fjalimin e saj tha se qytetarët çdokund në botë dëshirojnë të kenë ndikim më të madh mbi politikën e autoriteteve, por se edhe politikanët duhet të mësojnë dhe t’i zhvillojnë idetë e tyre përmes bisedave dhe takimeve me ta.

“Nga anketat të cilat sot janë publikuar për herë të parë është e qartë se në Maqedoni tek opinioni ekziston interes më i madh për një sistem më të hapur. Vendet piqen me pjekjen e institucioneve të tyre”, deklaroi Kembel duke theksuar se nevojitet durim.

“Besoj se qytetarët e këtij shteti kanë mjaft përvojë të madhe të bëjnë zgjedhje të mira dhe sistem përkatës”, deklaroi ajo. Sisteme të përsosura nuk ka, shtoi Kembell, duke theksuar se edhe në vendin e saj edhe në SHBA vazhdimisht ka debate për legjislaturën zgjedhore.

BDI e mbështet idenë për lista të hapura zgjedhore dhe një njesit zgjedhor. Sipas Tahir Hanit, deputet i partisë, po shqyrtohen edhe opsione të tjera dhe nuk përjashtohet mundësia që BDI të pajtohet edhe për tri njesi zgjedhore. “Ne si parti pranojmë sistem proporcional me lista të hapura”, deklaroi Hani.

PDSH-ja sipas Imer Aliut nuk është as për lista të hapura e as për lista të mbyllura por për model zgjedhor me shumicë të pastërt.

Partia maqedonase në pushtet vlerëson se modeli ekzistues zgjedhor nuk është ideal, por se në këtë moment është një ndër modelet më të mira që mund të zbatohet në Republikën e Maqedonisë pasi që ka disa përparësi.

“Mundëson përfaqësim lokal dhe rajonal, përfaqësim të barabartë të dy gjinive, përfaqësim të bashkësive etnike duke i përfshirë edhe bashkësitë më të vogla dhe e përfaqëson ndryshueshmërinë në shtet, deklaroi Aleksandar Nikollovski, deputet në VMRO-DPMNE. Sistemi i listave të hapura, sipas tij është i pazbatueshëm pasi që ka treguar dobësi në zbatim.

Gordan Gordiev nga LSDM-ja thotë se nuk është kundër vendosjes së modalitetit të caktuar të listave të hapura, por mendon se konteksti politik i Maqedonisë është shumë i njomë, në kuptimin e kulturës politike, që të bisedohet për lista të hapura. Është herët të bisedohet për vendosjen e modalitetit të listave të hapura, tha Georgiev.

Sipas profesoreshës universitare Renata Deskoska përparësia e listave të hapura është se po rritet legjimiteti demokratik i deputetëve dhe se qytetarët fitojnë ndikim më të madh mbi atë se kush do të zgjedhet deputet.

Ajo vlerëson se në Maqedoni, ku akoma ekziston votimi familjar dhe presionet, listat e hapura janë edhe një mundësi më shumë për presion më të madh mbi qytetarët.

Në konferencë marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive politike në Maqedoni, të opinionit shkencor, ekspertë, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe mediave.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *