Home / Lajme / Maqedoni / Obama inkurajon Maqedoninë për zgjidhjen e kontestit të emrit

Obama inkurajon Maqedoninë për zgjidhjen e kontestit të emrit

26 mars-
“Ju shkruaj me qëllim që ta shprehi falënderimin tim për ushtarët dhe stërvitësit shtesë që Republika e Maqedonisë planifikon t`i dërgojë në Afganistan. Me kontributin e këtillë, tani Republika e Maqedonisë është njëra prej vendeve me pjesëmarrje më të madhe në ISAF, sipas numrit të ushtarëve. Dëshirojmë sukses të mëtejshëm të kontingjentit tuaj në misionin e vet”, thuhet në letrën e presindetit amerikan.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i ka shkruar letër falënderuese presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, duke vlerësuar lart pjesëmarrjen e ushtarëve të ARM-së në Avganistan.

“Ju shkruaj me qëllim që ta shprehi falënderimin tim për ushtarët dhe stërvitësit shtesë që Republika e Maqedonisë planifikon t`i dërgojë në Afganistan. Me kontributin e këtillë, tani Republika e Maqedonisë është njëra prej vendeve me pjesëmarrje më të madhe në ISAF, sipas numrit të ushtarëve. Dëshirojmë sukses të mëtejshëm të kontingjentit tuaj në misionin e vet”, thuhet në letrën e presindetit amerikan.

Në letër më tej theksohet se, SHBA e çmon miqësinë dhe partneritetin e vazhdueshëm me Maqedoninë në përgjigjen ndaj sfidave të përbashkëta, jo vetëm në Avganistan, por edhe në Irak dhe Bosnjë.

Obama përmes kësaj letre inkurajon Maqedoninë që të vazhdojë të punojë përmes procesit të KB-së, në zgjidhjen e çështjes së emrit sa më shpejtë që është e mundur, që vendi të anëtarësohet në Aleancën e NATO-s. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *