Home / Lajme / Maqedoni / Oda e mjekëve kërkon takim urgjent me kryeministrin Gruevski

Oda e mjekëve kërkon takim urgjent me kryeministrin Gruevski

30 mars-
“Oda e mjekëve e Republikës së Maqedonisë mendon se ministri i Shëndetësisë, për shkak të ngarkimit me problemet e tjera në shëndetësi, nuk ka pasur mundësi që tërësisht ta shqyrtojë gjendjen dhe implikimet, që mund të dalin nga një vendim i këtillë. Më për këtë arsye kërkojmë takim me kryeministrin, në të cilin, nëpërmjet bisedës së drejtpërdrejtë do t’ia parashtrojmë argumentet tona për të cilat nuk dëgjoi Këshilli drejtues i Fondit prë sigurim shëndetësor”, thuhet në kumtesë.

Urim Hasipi
Oda e mjekëve e Republikës së Maqedonisë, sot kërkoi takim urgjent me kryeministrin Nikolla Gruevski, në të cilin do të bisedohet për vendimin e fundit të Këshillit drejtues të Fondit për sigurimin shëndetësor për pakësimin e vlerës së pikës së kapitacionit për 10 për qind.

Sipas Odës, ky vendim mund të shkaktojë pakënaqësi të madhe tek mjekët amë nga i tërë shteti, që, siç theksohet në kumtesën e sotme, mund të shndërrohet në revoltë.

“Oda e mjekëve e Republikës së Maqedonisë mendon se ministri i Shëndetësisë, për shkak të ngarkimit me problemet e tjera në shëndetësi, nuk ka pasur mundësi që tërësisht ta shqyrtojë gjendjen dhe implikimet, që mund të dalin nga një vendim i këtillë. Më për këtë arsye kërkojmë takim me kryeministrin, në të cilin, nëpërmjet bisedës së drejtpërdrejtë do t’ia parashtrojmë argumentet tona për të cilat nuk dëgjoi Këshilli drejtues i Fondit prë sigurim shëndetësor”, thuhet në kumtesë.

Në të shtohet se akoma po zbatohet vendimi i Këshillit drejtues i Odës së mjekëve të Maqedonisë për ngrirjen e aktivitetetve të të gjithë anëtarëve në organet dhe trupat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit për sigurim shëndetësor.

Këshilli drejtues i FSSHM solli vendim me të cilin pakësohet vlera e pikës së kapitacionit, që mjekët amë e marrin nga Fondi për çdo pacient të regjistruar

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *