Home / Sport / Paraqitja e Beckhamit në Botëror e pasigurt

Paraqitja e Beckhamit në Botëror e pasigurt

Lëndimi i këmbës që pësoi Beckham në ndeshjen e të dielës me Chievon, rezikon pjesëmarjen e tij në Botërorin Afrika e Jugut 2010. Sipas lajmeve që vijnë nga Milano, dëmtimi i Beckhamit nuk është aspak i lehtë dhe duket se anglezin do ta mbajë një kohë të gjatë jashta fushave.

Një lëndim i këmbës duket se i ka mbyllur shpresat e yllit të futbollit britanik,David Beckham,që të paraqitet në pjesën finale të Kupës Botërore në Afrikën e Jugut.Raportohet se lëndimi i thembrës ka ndodhur gjatë takimit të klubit të tij Milano, me ekipin Chievo, të cilin Milano e fitoi me rezultat 1:0.Ekspertët thonë se shërimi i lëndimeve të këtilla kërkon deri në tre muaj shërim, ndërsa kampionati botëror në Afrikën e Jugut fillon më 11 qershor.David Beckham për seleksionin e Anglisë ka luajtur 115 ndeshje dhe ka shpresuar se do të bëhej lojtari i parë anglez, që ka luajtur në katër kampionate botërore të futbollit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *