Home / Lajme / Maqedoni / Partia Demokratike Shqiptare, njofton se Kryesia e Degës së Demokracisë së Re në Komunën e Bervenicës kalon në PDSH

Partia Demokratike Shqiptare, njofton se Kryesia e Degës së Demokracisë së Re në Komunën e Bervenicës kalon në PDSH

3 mars
“Ky vendim i yni vjen si pasojë e politikës antishqipëtare dhe destruktive që bëhet nga partitë e koalicionit qeveritar dhe partisë opozitare Demokracia e Re. PDSH-në e shohim si zgjidhjen e vetme të pasojave politike që vijnë nga qarqe të ndryshme antishqipëtare.

Partia Demokratike Shqiptare, përmes në komunikate për media njofton se Kryesia e Degës së Demokracisë së Re në Komunën e Bervenicës kalon në rradhët e PDSH-së.

“Përshkak të rrethanave te reja politike në vendin tonë njoftojmë opinionin e gjërë se ish Kryesia e Degës së Demokracisë së Re në Komunën e Bervenicës ka shuar aktivitetin e saj në këtë subjekt politik dhe bashkangjiten për të dhënë aktivitetin e saj në Partinë Demokratike Shqiptare”, thuhet në komunikatë.

“Ky vendim i yni vjen si pasojë e politikës antishqipëtare dhe destruktive që bëhet nga partitë e koalicionit qeveritar dhe partisë opozitare Demokracia e Re. PDSH-në e shohim si zgjidhjen e vetme të pasojave politike që vijnë nga qarqe të ndryshme antishqipëtare.

Marëveshja e re politike që ofron PDSH-ja na detyron që edhe ne të japim kontrubitun tonë politik drejt jetësimit të kësaj marrëveshje që në vete ngërthen zgjidhjen perfundimtare të statusit të shqipëtarëve në këtë shtet, garanton avansimin e të drejtave tona si popull, garanton përfaqësimin e drejtë nëpër institucionet shtetëorore, garanton perspektivë dhe rruajtjen e vlerave kombëtare dhe shoqërore të popullit shqipëtarë”, ka deklaruar kryetari i Degës, Bujamin Rushiti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *