Home / Lajme / Maqedoni / PDSH akuza në drejtim te komunes se Zhelinës

PDSH akuza në drejtim te komunes se Zhelinës

31 mars-
Vonesat e panevojshme burokratike, për kërkesat dhe lejet për qytetarët, klima e zymtë dhe pesimiste e të punësuarve në komunë si dhe mosbashkëpunimi dhe injorimi total i afaristëve që gravitojnë në territor të komunës sonë, dëshmojnë për paaftësinë e kryetarit për të menaxhuar me këtë institucion”, tha Memishi, gjatë një pres konference me gazetarë.

Tetovë,
PDSH dega në Zhelinë përmes anëtarit të saj Sheval Memishi, ka akuzuar kryetarin aktual të komunës Fatmir Izairit pasi që sipas kësaj partie, edhe pas një viti, gjendja ekonomike, ajo sociale, infrastrukturore e të qytetarve të Zhelinës është keqësuar tej mase.

“Kryetari Izairi, që njëkohësisht është edhe kryetar i këshillit regjional të komunave të Pollogut, aspak nuk ka dëshmuar se është i denjë ta kryej këtë funksion, sepse nuk i ka sjellur asgjë të mirë komunën së Zhelinës, nuk ka paraparë dhe realizuar asnjë projekt dhe asnjë investim.

Përkundarzi , kryetari Fatmir Izairi, nga banorët e stërlodhur të komunës tonë, kërkon dhe mbledh taksa të ndryshme ,sic është edhe taksa për ndërtim të kanalizimeve me vlerë prej 300 eurove për cdo familje ,edhe pse punët e pushtetit lokal duhet ti bëjë ai dhe partia e tij BDI, që udhëheq edhe me pushtetin qëndror.

Vonesat e panevojshme burokratike, për kërkesat dhe lejet për qytetarët, klima e zymtë dhe pesimiste e të punësuarve në komunë si dhe mosbashkëpunimi dhe injorimi total i afaristëve që gravitojnë në territor të komunës sonë, dëshmojnë për paaftësinë e kryetarit për të menaxhuar me këtë institucion”, tha Memishi, gjatë një pres konference me gazetarë.

Ai më tej tha se ambulanta e re e ndërtuar në Merovë, që ishte projekt i qeverisjes së PDSH-së, akoma është bosh pa inventar dhe pa asgjë tjetër mjekësore, madje kryetarit as që i shkon ndër mendë që të siguroj një mjek dhe të hap dyert e kësaj ambulante,edhe pse në “hapjen solemne”, morën pjesë vetë kryeminstri Ademi si dhe minstri i shëndetsisë Bujar Osmani .

“E pyesim publikisht kryetarin e Komunës së Zhelinës Fatmir Izairi dhe BDI-në e Ali Ahmetit.A e dini se sa është numri i atyre qytetarve që për cdo ditë largohen nga komuna për në vendet përendimore, për shkak të varfërisë dhe gjendjes së rëndë ekonomike të tyre, tha Sheval Memishi, dega zheline PDSH.(U.H)

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *