Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Incidenti, vazhdimësi e projekteve antishqiptare

PDSH:Incidenti, vazhdimësi e projekteve antishqiptare

8 mars
Sot reagoi edhe partia Demokratike Shqiptare përmes zëdhënësit Adriatik Imeri.Sipas Imerit, rasti i rrahjes brutale të shqiptarëve në qendrën e Shkupit, është edhe një guralec në mozaikun e madh anti shqiptare që po bën kjo qeveri. “Poashtu nuk duhet harruar se para disa muajsh, rast i njëjtë ndodhi edhe në Nerez, ku u brutalisht u rrahën gra, pleq dhe fëmijë.Ai far zëvendës kryeministri, A.A.A. del dhe bën apele të kota, në vend të reagimit praktik që duhet të bëjë. Kjo edhe njëherë tregon se BDI nuk është asgjë tjetër veçse vasale dhe dekor i kësaj qeverie. ”, ka deklaruar Adriatik Imeri zëdhënës i PDSH-së.

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale ndaj një tifozi të grupit KOMITËT për të cilin dyshohet se ka qenë pjesmarrës te Incidentit të se shtunes në Sheshin e Shkupit, ku mbeti i plagosur një fëmijë 11 vjeçar i kombësisë shqiptare. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski tha se po punohet në zbardhjen e plotë të rastit .
“Te shtunen pasdite janë thirur disa anëtarë të grupit tifoz Komitë dhe një person është identifikuar pozitivisht dhe dihet se ka qenë pjesë e incidentit. Dyshohet se bëhet fjalë për tifozët Komitët të cilët janë kthyer nga ndeshja Vardar–Rabotniçki”, deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Sot reagoi edhe partia Demokratike Shqiptare përmes zëdhënësit Adriatik Imeri.

Sipas Imerit, rasti i rrahjes brutale të shqiptarëve në qendrën e Shkupit, është edhe një guralec në mozaikun e madh anti shqiptare që po bën kjo qeveri. “Poashtu nuk duhet harruar se para disa muajsh, rast i njëjtë ndodhi edhe në Nerez, ku u brutalisht u rrahën gra, pleq dhe fëmijë.Ai far zëvendës kryeministri, A.A.A. del dhe bën apele të kota, në vend të reagimit praktik që duhet të bëjë. Kjo edhe njëherë tregon se BDI nuk është asgjë tjetër veçse vasale dhe dekor i kësaj qeverie. ”, ka deklaruar Adriatik Imeri zëdhënës i PDSH-së.

PDSH-ja u apelon gjithë shqiptarëve, se “Marrëveshjen Politike” që e propozojmë dhe shtimi i radhëve të saj, është garancë për realizimin e të drejtave shqiptare dhe sigurisë së plotë të shqiptarëve.

Ndryshe, një fëmijë 11 vjeçarë kishte marrë lëndime të rënda në kokë pasi një grup prej 50 tifozëve të klubit të fudbollit Vardar kanë sulmuar qytetarët që kanë bërë patinazh në sheshin ‘Maqedonia’ në Shkup. Sulmuesit të veshur me fanela të klubit vardar me gurët e kalldërmës së sheshit dhe shufra të hekurit pa kurrëfarë paralajmërimi kanë sulmuar qytetarët e pafajshëm.

Kanë reaguar qytetarët e rastit dhe të punësuarit e patinazhit të cilët kanë ndihmuar për të nxjerrë fëmijët nga patinazhi.

Pas intervenimit të forcave të rendit huliganët janë larguar nga vendi i ngjarrjes. Ndryshe disa muaj më parë grupi I tifozëve Komitët në Shkup, kishte sulmuar banorët shqiptarë në lagjen Nerez por deri më sot autorët nuk kanë dalur para drejtësisë.

Kryeministri Nikolla Gruevski sot e vizitoi djaloshin 11 vjeçar V.M. i cili pardje u lëndua në incidentin në sheshin “Maqedonia” në Shkup.

Pas vizitës në shtëpinë e djalit në lagjen Çair, Gruevski deklaroi se V.M. sot ndjehet më mirë. Në bisedat me prindërit, kryeministri ka premtuar se do të ndihmojë për pastrimin sa më të shpejtë të rastit, ndërsa familjes do t’i jepet edhe ndihmë tjetër për të cilën kanë nevojë. Ai pastaj dërgoi apel që incidentet e këtilla në të cilat involvohen personat me përkatësi të ndryshme etnike të shmangen të ardhmen pasi që munden gabimisht të interpretohen, të marrin dimension tjetër dhe të përfundojnë keq.

“Fëmijët si fëmijë, ndodh të rrihen dhe të lëndohen. Megjithatë kur kjo ndodh pa sfiduar cilindo që të të hedh gurë edhe kur ai është me përkatësi të ndryshme etnike mund të kuptohet më ndryshe në një mjedis multietnik ku duhet t’i ruajmë vlerat e përbashkëta.

Kur ndodh një gjë e këtillë mundet gabimisht të kuptohet dhe të përfundojë keq. Fëmija i gjithkujt do të mund të ishte pardje në patinazh. Edhe i imi edhe i juaji dhe i gjithsecilit në Republikën e Maqedonisë do të mund t’i gjejë e njëjtë. Prandaj i madh është roli i prindërve dhe mësuesve, por edhe vetë fëmijëve”, tha kryeministri Gruevski.

Sipas prindit, është i mundshëm incidenti të ketë prapavijë etnike pasi që në këtë moment në patinazh kanë qenë një grup i personave të përkatësisë shqiptare. Ai është i bindur se pushteti do ta zgjidh rastin dhe do t’i gjejë fajtorët.

Kryeministri Gruevski njoftoi se MPB tani më i ka identifikuar kryrësit dhe gjatë ditës do t’i procesuojnë paditë deri në shtatë persona. Sipasdeklaratës të të lënduarit V.M. dhe prindit të tij, pasi është gjuajtur me gurë në kokë, ai është dërguar në spital ku i është ofruar ndihmë mjekësore. Plaga i është qepur, ndërsa pastaj është sjellë në polici ku në prezencë të prindit ka dhënë deklaratë për incidentin.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *