Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Ministrja prezanton të arriturat e PDSH-së

PDSH:Ministrja prezanton të arriturat e PDSH-së

17 mars
Këtë konstatim e mbështesim në faktin që Ministria e kulturës gjatë dy viteve të kaluara nuk ka ndërmarë asnjë projekt nismëtar per avansimi, kultivimin e kulturës dhe trashëgimisë kulturore të shqiptarëve dhe institucioneve kulturore shqiptare ne Republikën e Maqedonisë u janë ndarë buxhete vjetore qesharake dhe as që mund të flitet për themelim të ndonjë institucioni të ri, tha zëdhënësi i kësaj partie Luan Tresi

Urim Hasipi
Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ndaj diskriminimit që u bëhet shqiptarëve në sferën e kulturës dhe për këtë ka akuzuar koalicionin qeveritar VMRO-DPMNE-BDI.

Këtë konstatim e mbështesim në faktin që Ministria e kulturës gjatë dy viteve të kaluara nuk ka ndërmarë asnjë projekt nismëtar per avansimin, kultivimin e kulturës dhe trashëgimisë kulturore të shqiptarëve dhe institucioneve kulturore shqiptare ne Republikën e Maqedonisë u janë ndarë buxhete vjetore qesharake dhe as që mund të flitet për themelim të ndonjë institucioni të ri, tha zëdhënësi i kësaj partie Luan Tresi.

“Ditëve te fundit “shefja” e kulturës Beti dhe zëvendësi i saj me përkatësi nacionale serbe si kujdestare të kulturës dhe trashegimisë kulturore shqiptare, të shqetësuar nga reagimet te shumta për apartaidin kulturor ndaj shqiptarëve, dolën me deklaratë per “investimet” e bëra, por me nje leshim të vogël nga ana e tyre, duke prezentuar të ariturat në kulturën shqiptare gjatë periudhës së qeverisjes së PDSH-së”, deklaroi Luan Tresi, zëdhënës i Partisë Dmeokratike Shqiptare.

Ai gjatë një pres konference me gazetarë të mërkurën në Tetovës, ka përkujtuar opinionin se gjatë periudhës së qeverisjes së PDSH-së u themelua Teatri e Tetovës, që ishte ëndër e kahmotshme e shqiptarëve dhe u nda buxhet dinjitoz për këtë Teatër i cili ka prezantuar numër të madh të premierave.

“U themelua Qendra Konservatore në Gostivar , për të cilin u ndanë 20 milion denarë për projekte, kurse dy vitet e fundit bëhet çmos që të shkatërrohet edhe ky institucion.Filluan gërmimet arkeologjike në Kalanë e Tetovës, duke përgatitur projektet dhe duke i bërë realizimet në teren dhe për këtë çështje u ndane 40 milion denarë.

U ndane 53 milion denarë për bibliotekën e Tetovës, por për shkak të pengesave të BDI-së ky projekt nuk u realizua. Në kuadër të Qendrës Nacionale Konservatore janë ndërmarrë veprimtari për restaurim dhe konservim të monumenteve të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, siç janë Xhamia e Larme në Tetovë, Xhamia e Kumanovës”, tha Tresi.

Ai më tej përmendi edhe disa projekte tjera që janë realizuar në kohën e PDSH-së. “Nëse lexohen mire reagimet e kujdestarëve të kulturës dhe trashegimise kulturore shqiptare “shefes” së kulturës Beti dhe zëvendesit të saj me përkatësi nacionale serbe vetëm sa dokumentohet vazaliteti i turrpshëm i BDI-së”, theksoi zëdhënësi i PDSH-së

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *